Spahiu: Mamografia e lëvizshme gjatë gjithë vitit, shkurtohet koha e përgjigjeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Elbasan, theksoi rëndësinë e vijimit të këtij shërbimi përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit Tetor Rozë.


Njësitë e lëvizshme të mamografisë do të vijojnë të ofrojnë shërbimin e depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit në të gjithë Shqipërinë, me fokus edhe zonat e largëta, për të rritur aksesin e grave në kontrollet shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Elbasan, theksoi rëndësinë e vijimit të këtij shërbimi përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit Tetor Rozë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se mamografia e lëvizshme ka lehtësuar aksesin e grave në zonat rurale dhe në njësitë administrative të largëta, të cilat për shkak të transportit apo angazhimeve të përditshme e kanë të vështirë të paraqiten për kontroll.

“Na ka ardhur shumë në shërbim, ministre, sepse mamografia e lëvizshme në fakt na ka shkuar edhe në njësi administrative të largëta, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha grave të cilat mund të kenë pasur pamundësi për të ardhur për shkak të transportit apo edhe të punëve që mund të kenë në zonat rurale”, u shpreh Llatja.

Ai theksoi se në bashkëpunim me ministrinë dhe operatorin përgjegjës, shërbimi është shtrirë në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, bëri të ditur se është planifikuar një kalendar lëvizjeje për njësitë e mamografisë, në bashkëpunim me drejtuesit vendorë dhe njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, me qëllim që njëra prej tyre të jetë në dispozicion të qytetit të Elbasanit.

Sipas saj, njësitë e lëvizshme do të vijojnë punën deri në rikthimin e plotë të shërbimit të mamografisë stacionare. Gjithashtu, pritet të shkurtohet ndjeshëm koha e marrjes së përgjigjeve, nga rreth një muaj e gjysmë aktualisht në një deri në dy javë.

Toçi shpjegoi se mamografitë e kryera nga njësitë e lëvizshme dërgohen çdo javë, në fundjavë, në Institutin e Shëndetit Publik, ku imazhet shqyrtohen nga radiologia.

Ministrja Spahiu e vlerësoi këtë zhvillim si një lajm të mirë për gratë që përfitojnë nga shërbimi, duke nënvizuar nevojën për të vijuar kontrollet deri në rikthimin e mamografisë stacionare në Elbasan.

Ajo bëri të ditur se pas krijimit të Institutit Onkologjik, synohet të riorganizohet shërbimi onkologjik dhe të krijohet një rrjet i integruar në të gjithë vendin.

“Në këtë kuadër, pas janarit parashikohet një ristrukturim i ri, me synimin që shërbimet të funksionojnë në koordinim me Institutin Onkologjik, përfshirë edhe shërbimin e kimioterapisë. Përveç diagnostikimit të hershëm, në Elbasan po punohet edhe për trajtimin e pacienteve, përfshirë terapinë, me synimin për të përmirësuar vijimësinë e kujdesit shëndetësor”, vijoi Spahiu.

Mesazhi i autoriteteve shëndetësore është që gratë të mos e kufizojnë kujdesin për shëndetin e gjirit vetëm në muajin Tetor Rozë, por të kryejnë kontrolle të rregullta gjatë gjithë vitit.

Burimi ATSH

Kumbaro: Mbi 600 mijë euro financim për doktoraturat e studiuesve të rinj

Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për financimin e Studimeve të Doktoraturës…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Mbi 600 mijë euro financim për doktoraturat e studiuesve të rinj

Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për financimin e Studimeve të Doktoraturës…