Spahiu diskuton me ekipet mjekësore në Mirditë e Kurbin për përmirësimin e shërbimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu zhvilloi një vizitë në strukturat spitalore të Mirditës dhe Kurbinit, ku u takua me ekipet mjekësore për të diskutuar mbi përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në strukturat spitalore të Mirditës dhe Kurbinit, ku u takua me ekipet mjekësore për të diskutuar mbi përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët dhe personelin shëndetësor, Spahiu dëgjoi sugjerimet dhe propozimet e tyre lidhur me nevojat e strukturave spitalore dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas Spahiut, përvoja e profesionistëve të shëndetësisë dhe njohja nga afër e problematikave në terren janë të rëndësishme për identifikimin e zgjidhjeve konkrete, me synim përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

Takimet në strukturat shëndetësore synojnë evidentimin e nevojave dhe marrjen në konsideratë të propozimeve të personelit mjekësor për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Burimi ATSH

Spahiu diskuton me ekipet mjekësore në Mirditë e Kurbin për përmirësimin e shërbimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu zhvilloi një vizitë në strukturat spitalore të Mirditës dhe Kurbinit, ku u…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu diskuton me ekipet mjekësore në Mirditë e Kurbin për përmirësimin e shërbimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu zhvilloi një vizitë në strukturat spitalore të Mirditës dhe Kurbinit, ku u…