Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një prej momenteve të rëndësishme të përmbylljes së studimeve të tyre.

Spahiu uroi studentët për përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm dhe nisjen e një etape të re, me sfida dhe mundësi të reja.
“Kur të përballeni me vështirësi, kujtoni gjithmonë mundin tuaj dhe sakrificën e prindërve. Të mos lejoni asnjë pengesë t’ju ndalë”, u shpreh Spahiu.
Ministrja theksoi se krahas njohurive profesionale, përgjegjësia, humanizmi dhe përkushtimi janë vlera të rëndësishme për formimin e një profesionisti të mirë.
“Mos e matni suksesin vetëm me pozicionin që do të arrini, por edhe me gjurmën që do të lini”, theksoi Spahiu, ndërsa uroi studentët për rrugëtimin e tyre të ardhshëm profesional.
Burimi ATSH