Dita e të Moshuarve, Spahiu: Përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin ndaj tyre

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe përmbylljes së projektit “eldEARLY – Përmirësimi i Sistemit të Përkujdesit Social për të Moshuarit në Shqipëri”, Shërbimi Social Shtetëror organizoi Konferencën Kombëtare


Forcimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore për të moshuarit, me më shumë kujdes në banesë dhe shërbime të specializuara, është në fokus të politikave për moshën e tretë. Nga shërbimi në banesë dhe Linja e Këshillimit, tek institucionet rezidenciale dhe ngritja e Shërbimit të Geriatrisë, po ndërtohet një rrjet i integruar kujdesi, që synon t’u përgjigjet nevojave të të moshuarve në çdo nivel, më pranë tyre dhe me shërbime të dedikuara.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe përmbylljes së projektit “eldEARLY – Përmirësimi i Sistemit të Përkujdesit Social për të Moshuarit në Shqipëri”, Shërbimi Social Shtetëror organizoi Konferencën Kombëtare, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e garantimit të një përkujdesjeje sociale cilësore dhe dinjitoze për të moshuarit, si dhe rezultatet konkrete të arritura në kuadër të këtij projekti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në fjalën e saj theksoi nevojën për të forcuar më tej shërbimet për të moshuarit dhe për t’i afruar ato sa më pranë nevojave të tyre, si dhe kërkoi më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga strukturat që ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë për këtë kategori.

“Mos harroni asnjëherë që detyra juaj është ndoshta nga detyrat më të vështira që keni pasur ndonjëherë dhe kështu duhet ta konsideroni. Ju drejtoni institucione ku kategoria të cilëve ju i shërbeni është kategoria më vulnerabël, që ka më shumë nevojë jo vetëm për atë telefonatën, po ka nevojë për zërin tuaj, ka nevojë për mbështetjen tuaj, ka nevojë për afërsinë e stafit tuaj që duhet të qëndrojë pranë të moshuarve. Patjetër që ne si ministri kemi bërë projekte shumë të mira për të ofruar shërbimin në banesë për moshën e tretë, por në plane jemi mirë, në realitet duhet të përmirësojmë shërbimet në lidhje me këtë moshë. Dhe që nga ky moment ne do mundohemi të jemi më eficientë”, theksoi ministrja Spahiu.

Paralelisht, ka nisur puna për ngritjen e Shërbimit të Geriatrisë, fillimisht në QSUT dhe më pas me shtrirje graduale në spitalet rajonale, i cili synon të ofrojë kujdes të specializuar dhe të integruar për të moshuarit, duke adresuar nevojat e tyre shëndetësore në mënyrë të koordinuar dhe duke garantuar vazhdimësi të kujdesit edhe më pranë vendbanimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po forcon shërbimet e kujdesit social për të moshuarit, duke zgjeruar mbështetjen në komunitet dhe në familje. Përmes Fondit Social, gjatë pesë viteve të fundit janë ngritur dhe funksionojnë 28 shërbime komunitare dhe të specializuara për të moshuarit, ndërsa po zgjerohet edhe asistenca shtëpiake, me synim parandalimin e institucionalizimit dhe ofrimin e kujdesit në mjedisin familjar.

Në mbështetje të të moshuarve është vënë në dispozicion edhe Linja e Gjelbër 0800 4042, një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi për këshillim, informacion dhe orientim drejt shërbimeve të nevojshme.

Marrë nga ATSH

Java Kulturore Gjermane sjell në Tiranë artin, muzikën dhe traditat gjermane

Aktivitetet do të zhvillohen nga 2 deri më 6 tetor, duke sjellë një program të larmishëm për publikun shqiptar dhe…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Kulturore Gjermane sjell në Tiranë artin, muzikën dhe traditat gjermane

Aktivitetet do të zhvillohen nga 2 deri më 6 tetor, duke sjellë një program të larmishëm për publikun shqiptar dhe…