Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, përcolli sot një mesazh në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, duke vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.


Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, përcolli sot një mesazh në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, duke vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

McAllister u shpreh se agresioni rus ndaj Ukrainës ka rritur rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa paralajmëroi se zgjatja e pasigurisë në Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për rritjen e ndikimit të palëve të treta.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar se sa rëndësi ka zgjerimi i BE-së dhe të lësh Ballkanin Perëndimor në pasiguri kaq të gjatë, me mbështetje të vogël për reformat dhe në këtë situatë kjo krijon mundësi që edhe palët e treta të zgjerojnë ndikimin e vet negativ aty”, tha ai.

McAllister tha se BE duhet të çojë përpara negociatat sa herë ka përparim. Ai theksoi se Shqipëria ka hapur të gjashtë grupkapitujt e negociatave dhe ka përmbushur standardet e ndërmjetme.

“Bashkimi Evropian duhet t’i çojë përpara negociatat. Sa herë përmbushen kushtet, vendet që bëjnë reformat do ta kenë mundësinë që të kenë besim tek BE-ja që BE-ja ta mbajë angazhimin që ka ndërmarrë. Shqipëria i ka hapur të gjithë, të gjashtë grupkapitujt e negociatave. Në maj përmbushi standardet e ndërmjetme, në korrik ka mbyllur tre kapituj në lidhje me shkencën, studimet, edukimin dhe kulturën dhe me marrëdhëniet me jashtë”, tha ai.

Sipas tij këto arritje pasqyrojnë punën e bërë nga institucionet shqiptare dhe aktorët e përfshirë në procesin e integrimit.

“Këto arritje pasqyrojnë një punë shumë të madhe të bërë nga qeveria, nga deputetët dhe nga shumë prej nesh që janë angazhuar për ta parë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I duhet njohur kjo gjë Shqipërisë, i duhet vlerësuar”, tha ai.

McAllister nënvizoi se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, veçanërisht në drejtim të forcimit të pavarësisë së gjyqësorit, rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimit të shërbimit të institucioneve publike ndaj qytetarëve.

“Detyra tani është që të fuqizohet pavarësia gjyqësore, të kemi më shumë rezultate në korrupsion dhe të sigurohemi që institucionet publike t’i shërbejnë mirë qytetarëve të vet. Ju nxis që këto reforma t’i ndiqni me po atë vendosmëri”, tha McAllister.

McAllister iu referua edhe ecurisë së Malit të Zi, i cili ka hapur 33 kapituj negociatash dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre.

“Mali i Zi është vendi që ka ecur mjaft përpara në procesin e anëtarësimit, i ka hapur të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre. Dhe duke po të përfundohet ky proces, çohet një sinjal shumë i fortë në Ballkanin Perëndimor. Sinjal që tregon se anëtarësia në BE është e arritshme”, tha ai.

McAllister theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të parlamenteve në procesin e integrimit, duke argumentuar se deputetët duhet të miratojnë legjislacionin e nevojshëm, të kërkojnë llogari nga qeveritë dhe të sigurohen që angazhimet e ndërmarra të zbatohen.

“Agjenda e këtij programi në Tiranë i jep vëmendje shumë të veçantë rolit të Kuvendeve, sepse si deputetë ne meritojmë legjislacionin e nevojshëm për anëtarësim. Ne i kërkojmë llogari qeverive dhe sigurohemi që angazhimet të zbatohen. Ne gjithashtu shqetësimet e qytetarëve i bëjmë pjesë të këtij procesi. Parlamenti Evropian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe Malin e Zi në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit. Përgjegjësia është disa palëshe, edhe këto dy vende duhet t’i çojnë përpara reformat, por edhe BE-ja këto arritje duhet t’i kthejë në hapa të radhës ndaj anëtarësimit”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…