Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në fokus lufta, paqja dhe përkujtimi i viktimave

Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, mbahet në Tiranë në datat 14-19 shtator.


Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, mbahet në Tiranë në datat 14-19 shtator.

Me temën “Lufta, vendosja e paqes, shteti i se drejtës dhe përkujtimi i viktimave”, në 6 ditë, festivali shfaq filma që trajtojnë subjekte me histori komplekse të luftërave aktuale, lidhen me memoriet arkivore materiale e shpirtërore dhe memoriet e viktimave dhe të zhdukurve.

“Një sërë normash etike e morale po përplasen me interesa shfrytëzuese burimesh natyrore e njerëzore, në formë izomorfike mbi rrjedhën e pandalshme të historisë së njerëzimit. Në program kryesisht janë përzgjedhur filma nga kontinenti Europian, i cili gjendet sërish në luftë, duke vënë në rrezik ekzistencën e tij dhe arritjeve të realizuara në dekadat e pas luftës së dytë botërore”, thotë drejtori Ekzekutiv, Kujtim Çashku.

Përmes filmave, Rusia, NATO dhe Kina, shfaqen krahas interesa të ndryshme strategjike, ndërsa marrëdhëniet mes Evropës dhe Amerikës, të rimodeluara nga presidenti Trump bëhen edhe më të qarta në filmin “Defending Europe”.

Transferta e pushtetit drejt inteligjencës artificiale si pushtet i së mundshmes, jashtë kontrollit njerëzor, mund të ndryshojë të gjithë strukturën shoqërore dhe kushtet e marrëdhënieve njerëzore.

Festivali shfaq filma mbi: rolin e medias, nivelin e propagandës që bart vetë gazetari; rolin e policisë në ruajtjen e rendit në protesta dhe në demokraci; si edhe luftën e Kosovës, përmes filmit “Dua” të Blerta Bashollit, që shfaqet më 18 shtator në orën 19:30.

Filmi që hap festivalin, të hënën në mbrëmje, në orën 19:00, titullohet “SUNDAYS”, Spain, France / 2025 / Fiction/117 min dhe është fitues i 4 çmimeve në Goya Awards.

Në ditët në vijim, filmat do të shfaqen, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë, te Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, duke dërguar në secilin prej tyre, filma tematikë që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme të jetës e të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…