Jaupaj: Përshpejtojmë përafrimin e legjislacionit mjedisor me BE-në

Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për Kapitullin 27.


Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për Kapitullin 27.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot në një intervistë televizive, se procesi përfshin rreth 90 direktiva dhe rregullore europiane, të cilat duhet të reflektohen në rreth 400 akte shqiptare. Sipas tij, puna kërkon jo vetëm ndryshime ligjore, por edhe investime, rritje të kapaciteteve njerëzore dhe forcim të monitorimit.

“Kapitulli 27 për mjedisin përfshin rreth 90 direktiva dhe rregullore që lidhen me fusha si kimikatet, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit dhe natyrës. Këto 90 direktiva e rregullore do të duhet të transpozohen në rreth 400 akte deri në shtator të vitit tjetër, në mënyrë që ne të jemi 100% në rregull me afrimin e direktivave”, u shpreh Jaupaj.

Ai tha se paralelisht po vijon reforma e menaxhimit të mbetjeve, me investime në 10 zonat e menaxhimit, përfshirë landfillet rajonale në Berat dhe Dibër, si dhe ndërhyrje në Vlorë, Delvinë dhe Bushat.

“Reforma e Menaxhimit të Mbetjeve është reforma kryesore që MM po çon përpara. Gjatë këtij viti ne kishim transformimin dhe krijimin e Operatorit Kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Kemi nisur investimet në të 10 zonat e menaxhimit të mbetjeve. Kur flas për investime, flas për mbylljen e landfilleve të vjetra. Mund t’u jap shembull për mbylljen e landfillit gangren apo emblemë të Vlorës, i cili çdo verë digjej. Gjatë këtij viti nisi puna për mbylljen e këtij landfilli. Jemi duke punuar për krijimin e landfillit rajonal të Beratit dhe të Dibrës. Zgjerimin e landfillit të Delvinës, Bajkaj që quhet ndryshe, apo landfilli i jugut. Do nisim shumë shpejtë projektin për fazën e tretë të landfillit të Bushatit të Shkodrës. Ministria ka rolin e investimeve te pikat fundore, ato që quhen landfille, impiante të përpunimit të mbetjeve, etj.”, tha Jaupaj.

Ministri theksoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një sfidë, veçanërisht në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik, ku nevojitet përmirësim i grumbullimit dhe i mënyrës së ofrimit të shërbimit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Përshpejtojmë përafrimin e legjislacionit mjedisor me BE-në

Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Përshpejtojmë përafrimin e legjislacionit mjedisor me BE-në

Shqipëria synon të përfundojë deri në shtator 2027 përafrimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të…