Fond 840 milionë lekë për sipërfaqet e prekura nga ndërtimet e legalizuara

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme private, sipërfaqet e të cilëve preken nga ndërtimet e legalizuara në disa qarqe të vendit.


Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme private, sipërfaqet e të cilëve preken nga ndërtimet e legalizuara në disa qarqe të vendit.

Sipas vendimit, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 840,7 milionë lekë, për një sipërfaqe totale prej 61 477,13 metra katrorë.

Kompensimi përfshin pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.

Sipas vendimit, për një pjesë të pasurive të përcaktuara në shtojcën përkatëse, shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Në vendim përcaktohet gjithashtu se të ardhurat e arkëtuara nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rezultat i kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, ashtu edhe për pasuritë e të tretëve, do të përdoren për kompensimin e pronarëve.

Këto të ardhura lidhen me parcelat ndërtimore në favor të objekteve informale që legalizohen.

Drejtoritë vendore të ASHK-së do të kryejnë ndryshimet përkatëse për pasuritë në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…