
Edicioni i 12-të i “Beach Tenis”, Rama: Nxitje kulturës së tenisit te brezat e rinj
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga zhvillimi i këtij turneu në bregdet

“Beach Tennis”, një nga aktivitetet më të veçanta të shoqatës “Tenis Tirana”, rikthehet me edicionin e 12-të duke bërë bashkë sportistë, të rinj, fëmijë dhe familje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga zhvillimi i këtij turneu në bregdet, ndërsa theksoi se “Beach Tennis” synon jo vetëm të afrojë më shumë njerëz me sportin, por edhe të nxisë kulturën e tenisit te brezat e rinj përmes shtrirjes në qytete dhe destinacione të ndryshme.

I konceptuar si një aktivitet që ndërthur sportin, argëtimin dhe përfshirjen e komunitetit, “Beach Tennis” ka njohur rritje të pjesëmarrjes nga një edicion në tjetrin, duke afruar gjithnjë e më shumë persona me këtë disiplinë.
Përmes organizimit në qytete dhe destinacione të ndryshme, nisma synon të promovojë aktivitetin fizik dhe të afrojë publikun me sportin, ndërsa një fokus i veçantë i kushtohet brezave të rinj.
Beach Tennis shihet gjithashtu si një mundësi për të nxitur kulturën e tenisit te fëmijët dhe të rinjtë, duke krijuar një mjedis sportiv të hapur dhe gjithëpërfshirës.
Me 12 edicione të zhvilluara deri më tani, organizatorët synojnë që aktiviteti të vijojë të zgjerohet, duke përfshirë komunitete të reja dhe duke e çuar kulturën e tenisit në më shumë qytete e destinacione në vend.
Burimi ATSH



















