Zjarret, dhjetë vatra në territor, shtatë mbeten aktive, ndërhyrje në pesë qarqe

Dhjetë vatra zjarri janë raportuar deri në orën 14:00 të datës 28 gusht në territorin e vendit, nga të cilat shtatë vijojnë aktive, dy janë nën mbikëqyrje, ndërsa një vatër është shuar plotësisht, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.


Dhjetë vatra zjarri janë raportuar deri në orën 14:00 të datës 28 gusht në territorin e vendit, nga të cilat shtatë vijojnë aktive, dy janë nën mbikëqyrje, ndërsa një vatër është shuar plotësisht, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Vatrat aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në malin e Dajtit, vijon ndërhyrja në tri vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të strukturave të zonës së mbrojtur.

Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Angazhimi kryesor është përqendruar në Vajkal, ku operojnë 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i FA-së.

Në Sllatinë janë angazhuar më shumë se 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç të Himarës operacioni po vijon me dy automjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës.

Vatra aktive raportohen edhe në Tërbuq të Gjirokastrës, ku operojnë 3 efektivë me një automjet zjarrfikës, si dhe në Plovisht të Maliqit, ku janë angazhuar 3 efektivë dhe një automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në mbështetje të operacioneve, përveç kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus të veçantë në ndërhyrjen në Vajkal.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren, me qëllim shuarjen e vatrave aktive dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të izoluara.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…