Hapet shërbimi i Trombektomisë në QSUNT, Sala: Një ekosistem profesionist që i përgjigjet në kohë qytetarit

Duke nisur nga dita e sotme, trombektomia është një shërbim i disponueshëm për qytetarët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale


Duke nisur nga dita e sotme, trombektomia është një shërbim i disponueshëm për qytetarët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe modernizimin e shërbimeve të neuroradiologjisë intervenuese në vend.

Instalimi i Angiografit Biplanar dhe krijimi i Kabinetit të Radiologjisë Intervencionuese mundësojnë diagnostikimin dhe trajtimin endovaskular të insultit ishemik akut përmes trombektomisë mekanike, si dhe trajtimin e patologjive të tjera vaskulare e cerebrovaskulare, përfshirë aneurizmat, përmes procedurave të avancuara si angiografia digjitale me substraksion (DSA).

Gjatë inspektimit në ambientet e shërbimit të ri, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u ndal në mënyrën e funksionimit të shërbimit, i cili do të ofrohet 24 orë në ditë, në bashkëpunim me neurologët, neurokirurgët, terapinë intensive dhe Shërbimin e Strokut.

“Që sot, trombektomia është në shërbim të qytetarëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Është një shërbim i strukturuar dhe i integruar i neuroradiologjisë diagnostikuese dhe intervenuese, që do të thotë se, përmes aparaturave moderne, mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik nëpërmjet trombektomisë mekanike. Në këtë shërbim do të trajtohen edhe patologji të tjera me origjinë vaskulare, si aneurizmat, të cilat deri më sot nuk trajtoheshin”, sqaroi ministrja Sala.

Ajo theksoi se investimi nuk përfshin vetëm teknologjinë, por edhe ngritjen dhe trajnimin e një ekipi të specializuar mjekësor, përfshirë neuroradiologët intervenues, infermierët dhe teknikët, për garantimin e cilësisë së shërbimit.

Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të kapaciteteve, brenda vitit 2026 në Shërbimin e Neurokirurgjisë do të instalohet edhe akseleratori linear për trajtimin e pacientëve me tumore të trurit.

Me një potencial prej rreth 200 procedurash të avancuara endovaskulare në vit, Angiografi Biplanar dhe Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese forcojnë kapacitetet e QSUNT për trajtimin e patologjive komplekse neurovaskulare, duke sjellë në vend mundësi të reja për ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më modern, më të specializuar dhe më pranë pacientit, duke sjellë në Shqipëri mundësi të reja për ndërhyrje të shpejta, të sigurta dhe të avancuara.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…