Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë

Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34,4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet shënuan rritje të fortë dhe importet ranë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.


Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34,4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet shënuan rritje të fortë dhe importet ranë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

Prodhimi neto vendas arriti në 2361 GWh, nga 1757 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja u mbështet kryesisht nga hidrocentralet, ndërsa prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme shënoi gjithashtu rritje.

Eksportet bruto të energjisë elektrike arritën në 991 GWh, nga 638 GWh një vit më parë, duke u rritur me 55,4%. Në të kundërt, importet bruto ranë me 21,5%, në 569 GWh, nga 725 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Si rezultat, shkëmbimi i energjisë elektrike, i llogaritur si diferenca mes eksporteve dhe importeve bruto, rezultoi pozitiv me 422 GWh.

Hidrocentralet publike prodhuan 1011 GWh, ose 43,6% më shumë se një vit më parë, ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 903 GWh, me rritje 18%. Prodhimi nga prodhuesit e tjerë arriti në 448 GWh, duke u rritur me 55,6%.

Në të njëjtën periudhë, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 6,2%, në 1619 GWh. Konsumi i familjarëve u rrit me 5,6%, ndërsa ai i konsumatorëve jo familjarë me 6,9%.

INSTAT bën të ditur se, pesha e humbjeve ndaj energjisë elektrike në dispozicion zbriti në 16,5%, nga 17,3% në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…