70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi hapjen e thirrjes për 70 kredi të lehtësuara, ndërsa aplikimet do të nisin më 27 gusht 2026 dhe do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.


Mjekët dhe infermierët do të kenë mundësi të përfitojnë kredi pa interes për blerjen e një banese, në kuadër të skemës së mbështetjes për profesionistët e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi hapjen e thirrjes për 70 kredi të lehtësuara, ndërsa aplikimet do të nisin më 27 gusht 2026 dhe do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.

“Hapet thirrja për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët. Një tjetër mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë që duan të blejnë banesën e tyre. Aplikimet hapen më 27 gusht 2026 dhe përfundojnë më 25 shtator 2026”, thuhet në njoftimin e MSHMS-së.

Aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” dhe kriter kryesor për të përfituar nga ky program është punësimi në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”.

Po ashtu të interesuarit nuk duhet të kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose duhet të kenë një banesë nën normat e strehimit.

“Nuk duhet të zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar. Nuk duhet të jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social”, thuhet më tej në njoftim.

Marrë nga ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…