
Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Mos u bëni shkaktarë zjarresh
Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të sezonit veror.

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të sezonit veror.
Përmes një apeli, Ministria kërkon që qytetarët të mos ndezin zjarre në pyje, fusha apo pranë bimësisë së thatë, të mos hedhin cigare të ndezura dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarreve pranë zonave me bimësi.
“Një pakujdesi mund të rrezikojë jetë, banesa dhe natyrën”, thekson Ministria e Mbrojtjes.
Qytetarëve u kërkohet të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri që konstatojnë, duke telefonuar në numrat e emergjencës 112, 128 ose 129.
Ministria e Mbrojtjes apelon për përgjegjshmëri dhe vigjilencë, duke theksuar se parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët dhe se një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë pasoja të rënda për njerëzit, pronën dhe mjedisin.
/Marrë nga ATSH

















