Më shumë se futboll, kuqezinjtë në Genuine Cup 2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit për personat me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësoi Shqipërinë në turneun ndërkombëtar Genuine Cup 2026, zhvilluar në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës


Kombëtarja shqiptare e futbollit për personat me aftësi të kufizuara intelektuale përfaqësoi Shqipërinë në turneun ndërkombëtar Genuine Cup 2026, zhvilluar në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një prej aktiviteteve më të mëdha sportive gjithëpërfshirëse në botë.

Në këtë edicion morën pjesë 53 ekipe nga vende të ndryshme të botës, ndërsa u zhvilluan rreth 278 ndeshje. Shqipëria luajti 9 takime, duke fituar një eksperiencë të rëndësishme sportive dhe njerëzore.

Përfaqësuesi i FSHF-së në këtë aktivitet, Florian Riza, e cilësoi pjesëmarrjen si një sfidë të madhe dhe një ëndërr të realizuar për ekipin kuqezi.

“Të krijosh një ekip futbolli është sfidë, të krijosh një ekip kombëtar futbolli është sfidë më e madhe, por të krijosh një ekip kombëtar të personave me aftësi të kufizuara intelektuale është sfidë akoma më e madhe”, u shpreh Riza.

Ai tha se dy objektivat kryesorë të delegacionit shqiptar ishin realizimi me sukses i udhëtimit dhe qëndrimit, si dhe krijimi i një eksperience sa më të bukur për lojtarët.

“Kam parë lojtarë që e dashurojnë futbollin pavarësisht problematikave që kanë, lojtarë që luajnë me zemër, lojtarë që japin gjithçka”, tha Riza, duke falënderuar FSHF-në, presidentin, lojtarët dhe stafin për mbështetjen e dhënë.

Edhe përfaqësuesja e përgjegjësisë sociale në FSHF, Pamela Ndocaj, vlerësoi pjesëmarrjen në turne, duke theksuar rëndësinë e futbollit në promovimin e barazisë dhe përfshirjes.

“Ishte një eksperiencë vërtet fantastike, mbi të gjitha për faktin që patëm mundësinë të përfaqësonim Shqipërinë në një aktivitet të këtyre përmasave”, tha Ndocaj.

Ajo nënvizoi se përtej aspektit sportiv, pjesëmarrja në Houston u dha lojtarëve mundësinë të përjetonin një eksperiencë të veçantë njerëzore dhe kulturore.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Genuine Cup 2026 shënon një tjetër hap në zhvillimin e futbollit gjithëpërfshirës në vend, duke promovuar përmes sportit vlerat e barazisë, respektit dhe përfshirjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…