Play-off i Kupës së Botës “Brazil 2027” për vajza, Shqipëria e nis në shtëpi

Kombëtarja e vajzave do të luajë në muajin tetor dy sfida vendimtare ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”.


Kombëtarja e vajzave do të luajë në muajin tetor dy sfida vendimtare ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”.

Pas konfirmimit të datave, janë zyrtarizuar edhe stadiumet ku do të zhvillohen dy përballjet.

Takimi i parë do të luhet më 9 tetor 2026 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku vajzat kuqezi do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Katër ditë më vonë, më 13 tetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë, në stadiumin “Parc y Scarlets” në Llanelli të Uellsit, ku do të vendoset skuadra që do të vijojë rrugëtimin drejt raundit të dytë.

Dy sfidat ndaj Uellsit përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, me Kombëtaren kuqezi që synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi historik në fazën finale të Kupës së Botës “Brazil 2027”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, ekipet zjarrfikëse vijojnë punën në terren

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë apel për kujdes maksimal nga qytetarët për të shmangur zjarret, ndërsa theksoi se ekipet e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, ekipet zjarrfikëse vijojnë punën në terren

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë apel për kujdes maksimal nga qytetarët për të shmangur zjarret, ndërsa theksoi se ekipet e…