Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm

Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci të tjera, si dhe do të ngrihen stacione provizore në zonat turistike dhe zonat me risk të lartë.


Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci të tjera, si dhe do të ngrihen stacione provizore në zonat turistike dhe zonat me risk të lartë.

Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Në të morën pjesë gjithashtu drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari.

Një tjetër fokus i fjalës së ministrit ishte ashpërsimi i masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi punën dhe sakrificën e efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke theksuar se ky është një shërbim jetik për sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend. Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë”, u shpreh Lamallari. Ministri theksoi se mbështetja për këtë shërbim është rritur ndjeshëm, duke bërë të ditur se financimi për vitin 2025 është rritur në 2,8 miliardë lekë, nga 2,3 miliardë lekë një vit më parë.

“Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin”, deklaroi ai.

Sipas Lamallarit, aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Duke u ndalur te masat për sezonin veror, ministri nënvizoi rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse.

“Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha Lamallari.

Në përfundim të aktivitetit, disa efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në operacione të ndryshme shpëtimi dhe emergjencash, mes tyre edhe efektivë të angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në një pallat shumëkatësh në Tiranë.

Burimi ATSH

Lamallari: Çdo person që sfidon ligjin dhe rrezikon jetën e pushuesve, do të përballet me pasojat

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Çdo person që sfidon ligjin dhe rrezikon jetën e pushuesve, do të përballet me pasojat

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja…