Lamallari në OKB: Shqipëria, model transformimi dhe qasje proaktive ndaj migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit që po mbahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit që po mbahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një prej paneleve të diskutimit me temë “Migracioni si forcë krijuese”, ministri Lamallari ndau me të pranishmit rrugëtimin e Shqipërisë dhe qasjen tonë gjithëpërfshirëse ndaj migracionit, lidhur ngushtë me zhvillimet politike, ligjore, ekonomike dhe të sigurisë.

“Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt Samiti i 4 i Diasporës, si një moment celebrimi i angazhimeve të ndërmarra qysh në Samitin e Parë, ku premtuam votën e diaspores dhe ajo sot është realitet. Theksova gjithashtu, se vendi ynë është më tërheqës për të gjithë ata që duan të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre, krahas mijëra të huajve të tjerë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, punojnë dhe investojnë në vendin tonë”, shprehet ministri Lamallari.

Më tej gjatë diskutimit ai solli në vëmendje faktin që GDP-ja e Shqipërisë është dyfishuar këto vite dhe se objektivi për fundin e kësaj dekade është që të arrijë vlerën 35 miliardë euro.

“Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, vendi ynë sot arrin në 11 mijë euro të ardhura për frymë. Ambicia dhe angazhimi i qeverisë shqiptare është që të arrijmë në 15 mijë euro për frymë në fund të kësaj dekade. Forca tërheqëse e një vendi plot mundësi është reflektuar gjithashtu në rritjen e pakrahasueshme të numrit të turistëve në 12 milionë vitin e fundit dhe në rritjen e investimeve të huaja nga 300-400 milionë euro në vit në plot 1,6 miliard të tilla vitin e shkuar. Migracioni, siguria, ekonomia, drejtësia dhe liritë politike janë të pandashme nga transformimi i përditshëm i vendit dhe shoqërisë shqiptare”, tha më tej ministri Lamallari.

Në seancën e nesërme plenare, ku i pranishëm do të jetë edhe të Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ministri Lamallari do të mbajë një fjalë të rastit, me fokus qasjen e Shqipërisë ndaj politikave migratore dhe rolin e saj proaktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë, si një vend që kontribuon për sigurinë e kontinetit.

Burimi ATSH

Begaj: “Oda Dibrane”, simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Dibër.

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: “Oda Dibrane”, simbol i bashkimit të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Dibër.