
Sulmet hibride dhe revolucioni digjital, Ambasadori Tola në forumin e organizuar nga Grupi i Ambasadorëve Frankofonë të Francës (GAFF)
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, merr pjesë në forumin e organizuar nga Grupi i Ambasadorëve Frankofonë të Francës (GAFF).

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, mori pjesë dhe diskutoi në forumin e organizuar nga Grupi i Ambasadorëve Frankofonë të Francës (GAFF).
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, njëkohësisht President i GAFF-it, theksoi: “Më shumë se thjesht përçues të informacionit, mediat luajnë një rol thelbësor në dialogun midis kulturave dhe shoqërive.”
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË FRANCË
📣 Dialog pasionant rreth mediave përballë sfidave të botës sot gjatë konferencës dhe bisedës me Marie-Christine Saragosse, Presidente e grupit France Médias Monde – ku përfshihen France 24 dhe Radio France Internationale -, organizuar nga Grupi i Ambasadorëve Frankofonë të Francës (GAFF).
💻🌐 Sulmet hibride, revolucioni digjital, presionet politike, format e reja të kërcënimeve: sfida të mëdha që kërkojnë risi, qartësi, reziliencë dhe angazhim nga aktorët mediatikë e politikë, por edhe nga shoqëria civile. Ndër ta, edhe GAFF-i synon të shërbejë si platformë dialogu dhe urë lidhëse ndërmjet diplomacisë frankofone dhe aktorëve të rëndësishëm mediatikë ndërkombëtarë.
🌍 ✨ Ambasadori i Shqipërisë në Francë, njëkohësisht President i GAFF-it, theksoi: “Më shumë se thjesht përçues të informacionit, mediat luajnë një rol thelbësor në dialogun midis kulturave dhe shoqërive.”
🇦🇱🇪🇺🇫🇷 Ai nënvizoi gjithashtu se për Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë, e cila është e angazhuar në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE, mediat dhe informacioni kanë rëndësi parësore: “Duhet të vazhdojmë të mobilizohemi bashkërisht për të sensibilizuar opinionet publike – në veçanti atë mediatik – kundër stereotipeve që ende rezistojnë, frikërave imagjinare dhe të gjitha klisheve që ende hedhin hije mbi perceptimin ndaj rajonit tonë, por edhe më gjerë ndaj projektit evropian dhe procesit të zgjerimit”.
🤝 Bisedë e pasur dhe frymëzuese, në zemër të sfidave të kohës sonë dhe në dritë e aspiratave për një Evropë më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë.


















