Beja takon kreun e OBD-së, në fokus përshpejtimi i digjitalizimit dhe integrimi në BE

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Ian Saunders


Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Ian Saunders.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Administratës Doganore Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Doganave, me fokus në mbështetjen e proceseve modernizuese, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e digjitalizimit të shërbimeve doganore.

Beja vlerësoi rolin kyç të Organizatës Botërore të Doganave në orientimin e reformave dhe promovimin e standardeve ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për avancimin e praktikave doganore në përputhje me modelet më të mira evropiane dhe globale.

Ai nënvizoi gjithashtu prioritetet drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat në fushën e doganave përqendrohen në përafrimin e plotë të legjislacionit, zbatimin e 24 sistemeve të reja të teknologjisë së informacionit, përdorimin e Inteligjencës Artificiale në analizën e riskut, si dhe forcimin e burimeve njerëzore për të përballuar sfidat e procesit të integrimit.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Ian Saunders, shprehu gatishmërinë për vijimin e mbështetjes ndaj Administratës Doganore Shqiptare, veçanërisht në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe rritjes së efikasitetit operacional.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e reformave në sektorin doganor, në funksion të një tregtie më të sigurt dhe më të lehtësuar.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…