Lamallari: Lirohen hapësirat publike të zëna nga automjetet e vjetra në Lundër

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari inspektoi nga afër punën që po kryhet në Lundër, e cilësuar si pika më e madhe e automjeteve të konfiskuara në vite.


Në fshatin Lundër, Tiranë vijon puna për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari inspektoi nga afër punën që po kryhet në Lundër, e cilësuar si pika më e madhe e automjeteve të konfiskuara në vite.

Lamallari tha se “këto mjete të konfiskuara me vendim administrativ dhe të bllokuara nga Policia e Shtetit nga sot e tutje do të shkojnë për skrap duke liruar hapësira publike dhe duke përfituar vlerën e plotë financiare nga plot 2553 automjete. Të ardhurat do të përkthehen në kontribut real për mbështetje të kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit, qendrave spitalore dhe bashkive. Këto institucione do të përfitojnë nga fond ii posaçëm për përdorimin e mjeteve dhe pasurive të konfiskuara”.

Sipas Lamallarit, ky operacion vazhdon në shkallë kombëtare.

Në të gjithë vendin janë 24 pika grumbullimi, totali i të gjithë makinave dhe motomjeteve janë rreth 15 mijë, të cilat i janë nënshtruar të gjitha ankandit.

Në Lundër ka makina dhe motomjete të rezervave të shtetit që janë të përziera, 1400 të tilla dhe territori që lirohet sot është 9.5 ha.

Burimi ATSH

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…