Spahiu: Cilësia në kujdesin paliativ matet edhe me empatinë, përkujdesin dhe respektin

Forcimi i kujdesit paliativ ishte në fokus të Konferencës Kombëtare të Kujdesit Paliativ në Shqipëri


Forcimi i kujdesit paliativ ishte në fokus të Konferencës Kombëtare të Kujdesit Paliativ në Shqipëri, ku profesionistë të shëndetësisë dhe akademikë ndanë eksperiencat dhe ekspertizën e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtij shërbimi.

Në konferencën e organizuar nga Spitali Katolik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit paliativ, të integruar me shërbimet pranë komunitetit.

“Zhvillimi i një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit paliativ duhet të jetë pjesë e një qasjeje më të gjerë për forcimin e kujdesit pranë individit në komunitet. Kjo kërkon ekipe multidisiplinare, profesionistë të trajnuar, mekanizma të qartë referimi dhe bashkëpunim më të mirë mes institucioneve shëndetësore dhe sociale”, u shpreh Spahiu.

Spahiu nënvizoi se krahas zgjerimit të shërbimeve, një sfidë e rëndësishme mbetet garantimi i cilësisë së kujdesit dhe vendosja e dinjitetit të pacientit në qendër.

“Ne duhet të flasim gjithashtu edhe për cilësinë. Cilësia e kujdesit paliativ është një tjetër sfidë, e cila nuk matet vetëm me numrin e shërbimeve apo pacientëve të trajtuar. Ajo matet dhe shprehet thjeshtë edhe nga elementë të tjerë, siç është empatia, përkujdesi, respekti, përqendrimi ndaj tij kur fjala e tij dëgjohet nga personeli, kur komunikohet mirë me ta”, tha ajo.

Sipas Spahiut, këta elementë janë të rëndësishëm për një qasje shëndetësore që vendos dinjitetin njerëzor në qendër.

“Elementë që vendosin dinjitetin njerëzor në qendër të politikës shëndetësore”, theksoi ajo.

Spahiu vuri në dukje edhe rëndësinë e partneritetit ndërmjet aktorëve të ndryshëm për zhvillimin e kujdesit paliativ.

“I gjithë ky shërbim nuk është një përgjegjësi e një individi, e një institucioni, por duhet ndarë për të shtuar më shumë partneritetin”, u shpreh Spahiu.

Sipas saj, bashkëpunimi mes institucioneve shëndetësore, profesionistëve, universiteteve, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe komuniteteve merr rëndësi të veçantë në përballimin e sfidave që lidhen me kujdesin paliativ.

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…