Skema Kombëtare, fermerët fitues kanë afat deri më 11 shtator për dokumentacionin

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi shtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumentacionit shtesë për fermerët aplikantë në masat mbështetjes 1–7 dhe 9.


Fermerët e shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 kanë afat deri më 11 shtator për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për përfitimin e mbështetjes financiare.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi shtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumentacionit shtesë për fermerët aplikantë në masat mbështetjes 1–7 dhe 9.

Sipas AZHBR-së, shtyrja e afatit synon t’u japë aplikantëve kohë të mjaftueshme për plotësimin e dokumentacionit, si dhe të lehtësojë procesin e administrimit dhe verifikimit.

Afati i mëparshëm për përfituesit e masave 1 deri në 4 ishte 10 gusht, ndërsa për masat 5 deri në 7 dhe masën 9 ishte 13 gusht 2026.

AZHBR thekson se aplikantët që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar do të skualifikohen nga skema mbështetëse.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka regjistruar 42 728 aplikime.

Fieri kryeson për numrin e aplikimeve, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora.

Skema e këtij viti përfshin 12 masa mbështetëse, prej të cilave 9 janë masa direkte dhe 3 masa investimesh.

Masat direkte përfshijnë mbështetjen për tufën bazë të gjedhit dhe të imtave, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe ripopullimin e ujërave të brendshme.

Interesi më i lartë është regjistruar për tufën bazë të të imtave me 7236 aplikime, bletarinë me 7016 aplikime dhe tufën bazë të gjedhit me 6732 aplikime.

Tre masat e investimeve parashikojnë mbështetje për fermerët e rinj deri në 40 vjeç, ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve dhe mekanizimin e bujqësisë.

Masat synojnë uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme në bujqësi.

Burimi ATSH

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…