Ligji i ri për portofolin e identitetit elektronik, më shumë siguri për transaksionet

Portofoli i identitetit digjital është mjet i identifikimit elektronik dhe një aplikacion që mund të përdoret për të ruajtur dhe menaxhuar dokumente elektronike, për të aksesuar shërbime publike dhe private dhe për të nënshkruar apo vulosur elektronikisht dokumente.


Portofoli i identitetit digjital është mjet i identifikimit elektronik dhe një aplikacion që mund të përdoret për të ruajtur dhe menaxhuar dokumente elektronike, për të aksesuar shërbime publike dhe private dhe për të nënshkruar apo vulosur elektronikisht dokumente.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), bëri publike sot disa nga risitë e ligjit të ri për identifikimin elektronik dhe portofolin e identitetit digjital, në fuqi prej 18 qershorit 2026.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga AKSK, bëhet me dije se “ligji zgjeron edhe shërbimet e besuara me vërtetimin e vlefshmërisë së nënshkrimeve dhe vulave elektronike, lëshimin dhe vërtetimin e vlefshmërisë së vërtetimeve elektronike të atributeve, transmetimin elektronik të regjistruar, arkivimin elektronik dhe të tjera”.

Sipas AKSK-së, me këtë ligj garantohet më mirë integriteti, origjina dhe vlefshmëria e transaksioneve elektronike ku këtë shërbime përdoren. Gjithashtu, forcohen kërkesat teknike dhe ligjore duke rritur sigurinë e shërbimeve dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

AKSK informon se “për qytetarët dhe bizneset kjo do të thotë akses më i lehtë dhe më i sigurt. Për ofruesit e shërbimeve të besuara, një kuadër më i qartë rregullator dhe mundësi për shërbime të reja. Për shtetin, shërbime publike elektronike më efikase dhe procedura administrative më të lehta”.

“I përafruar plotësisht me rregulloren e Bashkimit Evropian “eIDAS”, ligji përmbush gjithashtu angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027 dhe Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024–2026, duke rritur sigurinë për qytetarët, bizneset dhe institucionet dhe duke nxitur zhvillimin e ekonomisë digjitale”, thuhet në mesazh.

Portofoli i identitetit digjital, u jep qytetarëve dhe bizneseve mundësinë të administrojnë dokumentet dhe identitetin elektronik në një platformë të vetme.

Marrë nga ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…