
Shqipëria ndër partnerët më aktivë të Eurojust, e treta mes vendeve jashtë BE-së
Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se sipas Raportit Vjetor 2025 të Eurojust, Shqipëria është përfshirë në 121 çështje, duke u renditur e treta ndër vendet jashtë Bashkimit Europian, pas Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin me institucionet europiane në luftën kundër krimit ndërkufitar, duke u renditur ndër partnerët më aktivë të Eurojust gjatë vitit 2025.
Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se sipas Raportit Vjetor 2025 të Eurojust, Shqipëria është përfshirë në 121 çështje, duke u renditur e treta ndër vendet jashtë Bashkimit Europian, pas Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
MIA nënvizon se Shqipëria kryeson edhe në Ballkanin Perëndimor, përpara Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Agjencia për Media dhe Informim, e cila i referohet Raportit Vjetor 2025 të Eurojust, thekson më tej se gjatë vitit 2025, prokurori ndërlidhës shqiptar kontribuoi në 70 çështje të reja, 51 takime koordinuese, 27 ekipe të përbashkëta hetimore (JIT) dhe 27 aktivitete operacionale.
“Shifra që dëshmojnë një bashkëpunim gjithnjë e më aktiv të Shqipërisë me partnerët europianë në luftën kundër krimit ndërkufitar”, shkruan MIA.
Burimi ATSH



















