Regjistrimi i pronësisë për shtëpitë e vjetra, procedura përmes e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informoi qytetarët e interesuar mbi procedurën që duhet të ndjekin për regjistrimin e këtyre akteve, proces që mund të kryhet online pa qenë e nevojshme paraqitja fizike për aplikimin.


Pronarët e shtëpive të vjetra, të ndërtuara para vitit 1991, mund të regjistrojnë përmes portalit e-Albania vendimin për kalimin në pronësi të banesës, oborrit në përdorim apo truallit funksional, duke u pajisur në këtë mënyrë me dokumentacionin e plotë të pronësisë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informoi qytetarët e interesuar mbi procedurën që duhet të ndjekin për regjistrimin e këtyre akteve, proces që mund të kryhet online pa qenë e nevojshme paraqitja fizike për aplikimin.

Sipas ASHK-së, në portalin e-Albania qytetarët duhet të zgjedhin shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ”.

Pas krijimit të një aplikimi të ri dhe plotësimit të të dhënave të kërkuara, duhet të zgjidhet shërbimi “Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK”.

Sipas Kadastrës, në aplikim shtohen automatikisht edhe tre shërbime të tjera: lëshimi i certifikatës së pronësisë, kopja e kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe kopja e fragmentit të hartës kadastrale.

Pas plotësimit të procedurës, aplikimi dërgohet elektronikisht, ndërsa qytetari mund të shkarkojë mandatin përkatës dhe të kryejë pagesën online, pranë Postës Shqiptare ose në bankat e nivelit të dytë.

Procedura lidhet me regjistrimin përfundimtar të akteve administrative të nxjerra nga ASHK për kalimin në pronësi të banesave të vjetra dhe sipërfaqeve që lidhen me to, duke u mundësuar përfituesve pajisjen me dokumentacionin kadastral të pasurisë.

Ndërkohë informacioni mbi dokumentacionin që kërkohet për aplikimin mund të gjendet në faqen e ASHK-së, në rubrikën “Shërbime”.

Burimi ATSH

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë