70 km rrjet i ri ujësjellësi dhe 800 lidhje familjare, dy fshatra të Lezhës drejt furnizimit 24 orë me ujë

Investimi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Mërqi dhe Raboshtë të Lezhës po vijon, me synimin për të garantuar furnizim të pandërprerë 24 orë në ditë për banorët e zonës.


Investimi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Mërqi dhe Raboshtë të Lezhës po vijon, me synimin për të garantuar furnizim të pandërprerë 24 orë në ditë për banorët e zonës.

Gjatë vizitës në terren, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Fludian Çuka, së bashku me drejtuesit e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë, inspektoi punimet dhe diskutoi mbi ecurinë e investimit dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Projekti përfshin ndërtimin e burimeve të reja, rikonstruksionin e veprave ekzistuese, ndërtimin e rezervuarëve dhe shtrimin e rrjetit të ri të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

Çuka tha se, investimi parashikon 70 kilometra rrjet të ri dhe rreth 800 lidhje të reja për familjet, duke zgjeruar aksesin në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas tij, objektivi kryesor është garantimi i furnizimit 24 orë me ujë, përmes një infrastrukture më të qëndrueshme dhe funksionale.

Investimi pritet të përfundojë brenda muajit shtator të këtij viti dhe synon të sjellë përmirësim të ndjeshëm të shërbimit të ujësjellësit për banorët e Mërqisë, Raboshtës dhe zonave përfituese.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…