Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri në vend, 9 aktive, vijojnë operacionet në Dajt dhe Gurë-Lurë

Ministria e Mbrojtjes informoi mbi situatën e zjarreve në territor deri në orën 14:00, duke bërë të ditur se janë regjistruar 12 vatra zjarri, prej të cilave 9 mbeten aktive, 2 janë nën monitorim dhe 1 është shuar plotësisht.


Ministria e Mbrojtjes informoi mbi situatën e zjarreve në territor deri në orën 14:00, duke bërë të ditur se janë regjistruar 12 vatra zjarri, prej të cilave 9 mbeten aktive, 2 janë nën monitorim dhe 1 është shuar plotësisht.

Në operacionet e ditës janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me 50 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe vijon monitorimi.

Një nga operacionet kryesore zhvillohet në Gurë-Lurë, Dibër, ku janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe dy avionë “Air Tractor”. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca në terren ka ndaluar përparimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmës, Bulqizë–Selishtë, po punojnë 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Zjarri është shuar në krahun e fshatit Bulqizë, ndërsa vijon të jetë aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze vijon të jetë aktive me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është nën monitorim. Në Lufaj të Mirditës po hapen korridore ndarëse për të parandaluar çdo rrezik ndaj banesave.

Ndërkohë, zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së strukturave operacionale.

Ndërhyrjet vijojnë edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me strukturat qendrore dhe vendore të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “UNHERD”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd”, Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit…