Gonxhja: Rritje me 67% e parcelave dhe stacioneve të plazhit publik këtë vit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit publik është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit publik është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin.

Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, e cilëson Sarandën si një shembull të rezultateve të arritura në drejtim të garantimit të një aksesi më të gjerë dhe të përballueshëm në plazhet publike.

“Atmosfera në Sarandë është shprehja më e mirë e rezultateve konkrete që kemi arritur këtë sezon për plazhet publike dhe garantimin e një aksesi më të gjerë e të përballueshëm për qytetarët”, shprehet Gonxhja.

Sipas ministrit, krahas zgjerimit të numrit dhe sipërfaqes së parcelave publike, këtë vit është zbatuar edhe një model i ri menaxhimi nga bashkitë, me tarifa të miratuara dhe të balancuara.

Gonxhja thekson se Saranda përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, duke sjellë më shumë akses dhe siguri, si dhe më pak ankesa nga publiku.

“Ka ende punë për të bërë, por ky është një rezultat pozitiv mbi të cilin duhet të vijojmë të ndërtojmë, për të garantuar plazhe publike, të aksesueshme dhe të përballueshme për qytetarët dhe vizitorët”, thekson ministri.

Rritja e hapësirave publike të plazheve dhe zgjerimi i sipërfaqeve të tyre synojnë të krijojnë më shumë mundësi për pushuesit vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë muajve të sezonit të lartë turistik.

Ditën e sotme, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi zhvilluan një inspektim të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, në një kohë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve në portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar vijojnë të rriten.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale video me përshtypjet e turistëve për Gjirokastrën, ku vizitorë nga Australia, Suedia, Zelanda…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale video me përshtypjet e turistëve për Gjirokastrën, ku vizitorë nga Australia, Suedia, Zelanda…