Rama: Më 14 korrik mbyllim tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Kryeministri, Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në RinCamp 2026 në Jalë, u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një proces kompleks që përfshin sfida teknike, politike dhe gjeopolitike.


Kryeministri, Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në RinCamp 2026 në Jalë, u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një proces kompleks që përfshin sfida teknike, politike dhe gjeopolitike.

Rama tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk kufizohet vetëm në plotësimin e kushteve, por kërkon përafrimin e mijëra akteve ligjore dhe nënligjore me legjislacionin evropian, si edhe zbatimin e tyre në praktikë. Sipas tij, Shqipëria ka arritur të përshpejtojë ndjeshëm procesin e transpozimit të legjislacionit falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

“Ky është një proces kompleks për të cilin flitet shumë por në fakt shumë pakë e njohin nga brenda procesin. Ky është një proces që ka një kompleksitetit të natyrës teknike, që ka një kompleksitet të natyrës politike dhe gjeopolitike. Është një proces kur themi teknike, nuk të flas në plotësimin e kushteve që duhet të plotësosh për të avancuar dhe për tu bërë vend anëtar. Kjo do të thotë se në të gjitah fushat duhet të plotësosh standardet. Procesi do të thotë që Shqipëri atë fusë në organizmin e vet të ligjeve rreth 4000 akte ligjore dhe nën ligjore që lidhen me procesin”, theksoi Rama.

Sipas tij, Kroacisë i janë dashur 7 vite për transpozimin e ligjeve. “Ne krijuam modelin e IA me Diellën dhe faktikisht e përshpejtuam në mënyrë eskponenciale transpozimin, bëmë transpozim në një kohë shumë të shkurtër më një saktësi 99%. T’i mund ti bësh të gjitha këto dhe ti kalosh aktet në rrugën legjislative por prap kjo nuk mjafton sepse duhet t’i zbatosh. Mund të zbatosh dhe ligjet pro nuk mjafton e duhen që 27 vende anëtarë të bien dakord që ta hedhës hapin tjetër. Ajo familje funksion me konsensus”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria është përballur disa herë me pengesa politike në procesin e integrimit, duke theksuar se hapja e negociatave është refuzuar tre herë nga disa vende anëtare.

Ai u ndal edhe te marrëdhëniet me Holandën, të cilat i cilësoi si ndër më të vështirat në raport me Bashkimin Evropian, duke shtuar se organizimi i finales së Conference League në Tiranë ndikoi pozitivisht në ndryshimin e perceptimit për Shqipërinë.

“Përgjithësisht e kemi hasur këtë nga vende të mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin para. 3 herë kanë refuzuar hapjen e negociatave. Marrëdhëniet tona me Holandën ishin marrëdhëniet më të vështira që kishim me BE-në, sesi një ndeshje futbolli ne na ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandë. Finalja e Conference League në Tiranë, Roma- Feyenoord. Papritur panë që Shqipëria nuk ishte ajo në stereotipin e krijuar nga media, si krimenelë apo drogaxhi, por panë se Shqipëria ishte diçka tjetër. Është një proces i gjithanshëm”, tha Rama.

Rama njoftoi se do të udhëtojë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron për festimet e 14 Korrikut dhe më pas në Bruksel, ku sipas tij do të nisë faza e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Unë do të shkoj në Paris sepse jemi të ftuar nga Macron për 14 korrikun dhe pastaj në Bruksel ku do të fillojmë të mbyllim kapitujt. I hapëm të gjithë kapitujt në kohë rekord dhe tani do të fillojmë mbylljen. Tre kapitujt e parë i mbyllim me datën 14 korrik, kjo është beso dhe kontrollo”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…