Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.


Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hodhën një tjetër hap drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh, duke nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e sistemit “One Stop Shop” në Pikat Kufitare. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

Marrëveshja synon modernizimin e procedurave kufitare, shkurtimin e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit e sigurisë në një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt një modeli më evropian të menaxhimit të kufijve, duke theksuar se sot suksesi i institucioneve nuk matet vetëm me mbrojtjen e kufijve, por edhe me aftësinë për t’i bërë ata sa më funksionalë për qytetarët dhe biznesin. Sipas tij, kufijtë nuk duhet të jenë barriera që ndajnë, por ura që lidhin njerëzit dhe nxisin zhvillimin ekonomik e social.

Lamallari nënvizoi se modeli “One Stop Shop” parashikon kryerjen e kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet e të dy vendeve në një pikë të vetme, duke reduktuar procedurat burokratike dhe kohën e pritjes. Ai theksoi se ky sistem është provuar me sukses edhe në pikat kufitare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa pritet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, transportin e mallrave, turizmin dhe ekonominë.

“Kufijtë sot nuk duhen parë si mure ndarëse mes vendeve. Duhet të jenë ura që lidhin, që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë sinergjinë e duhur për prosperitet ekonomik e social. Kjo është filozofia që ndërtoi Bashkimin Evropian. Dhe kjo është filozofia që po udhëheq edhe Ballkanin Perëndimor drejt së njëjtës familje europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po ecin drejt një Evrope pa shtete. Ne ecim drejt një Evrope ku shtetet bashkëpunojnë aq ngushtë, sa kufijtë humbasin peshën e tyre politike dhe mbeten vetëm një konvencion administrativ”, tha Lamallari.

Ministri vuri në dukje rëndësinë strategjike të pikës kufitare të Bllatës, e cila, falë Rrugës së Arbrit, është shndërruar në një arterie të rëndësishme ekonomike dhe turistike. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, mbi 693 mijë qytetarë dhe rreth 290 mijë automjete kanë kaluar nëpër këtë pikë kufitare, ndërsa fluksi mesatar ditor ka arritur në rreth 4 600 udhëtarë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të lëvizjes ndërkufitare.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, deklaroi se sistemi “One Stop Shop”, i cili zbatohet edhe në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, do ta bëjë më të lehtë lëvizjen për qytetarët e të dy vendeve, si dhe do të krijojë kushte më të favorshme për bizneset.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…