Lamallari takim me drejtorin e Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë në selinë e Europol në Hagë, ku u takua me drejtorin ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë në selinë e Europol në Hagë, ku u takua me drejtorin ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, si dhe me përfaqësues të qendrave të specializuara të agjencisë kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.

Gjatë takimit, Lamallari bëri me dije se diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, me fokus në luftën kundër trafikut të drogës, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online.

Lamallari nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe po dëshmon çdo ditë se vepron si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët europiane me të njëjtin angazhim si vendet anëtare të BE.

“Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit me Europol dhe pjesëmarrja aktive në operacionet e përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij përkushtimi. Bashkërendojmë punën për ta çuar këtë partneritet në një nivel edhe më të lartë”, theksoi ministri.

Në përfundim të takimit, u riafirmua angazhimi i përbashkët për ta çuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Europol në një nivel edhe më të lartë, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit operacional dhe intensifikimit të veprimeve kundër krimit të organizuar në të gjitha format e tij.

Gjatë vizitës në Hagë, Lamallari u takua gjithashtu me homologun holandez, si dhe me presidentin e Eurojust.

Burimi ATSH

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…