Lamallari: Policia ka goditur 84 raste mashtrimit kompjuterik përmes call center-ave

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot se lidhur me goditjen e mashtrimit kompjuterik përmes call center-ave janë referuar 84 raste nga Policia e Shtetit.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot se lidhur me goditjen e mashtrimit kompjuterik përmes call center-ave janë referuar 84 raste nga Policia e Shtetit.

Në interpelancën e kërkuar në Kuvend nga deputeti Agron Shehaj lidhur me aktivitetin kriminal të disa call center-ave, Lamallari tha se nuk është e vërtetë që të gjitha operacionet për zbulimin e tyre janë realizuar vetëm nga partnerët apo vetëm me indicie nga partnerët.

Por edhe nëse janë realizuar operacione me partnerët, Lamallari vlerësoi se kjo është tregues i besimit që ata kanë për strukturat e Policisë së Shtetit.

“Nuk ka pasur e nuk do të ketë kurrfarë tolerance ndaj çdo paligjshmërie. Dhe kur të ketë raste që provohet se janë punonjës policie të përfshirë, padyshim, në çdo dukuri kriminale, pasi pjesë e shoqërisë janë edhe punonjësit e policisë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos barazojmë raste sporadike, duke i përgjithësuar ato e të vëmë një njollë që nuk është e drejtë dhe ndershme, t’ia vëmë në kurriz gjithë Policisë së Shtetit”, shtoi ai.

Kjo, sipas Lamallarit, është shumë e nevojshme për ruajtjen e besimit publik te Policia e Shtetit.

Lamallari theksoi se operacionet janë zhvilluar edhe në qytete të tjera veç Tiranës.

Ai përmendi operacionin “Ghost call”, i realizuar në bashkëpunim me partnerët austriakë, por edhe në komunikim me Europol dhe Eurojust.

“Një operacion kompleks dhe është materializuar me rezultate konkrete. Grupi kriminal i dyshuar kishte shkaktuar mbi 50 milionë euro dëme financiare ndaj shtetasve të ndryshëm në vende të BE, të dhëna që konfirmohen edhe nga partnerët. Aksioni u zhvillua në Tiranë dhe çoi në arrestimin e 10 shtetasve dhe sekuestrimin e mbi 890 mijë eurove cash, qindra kompjuterëve e celularëve, pajisje elektronike që vijojnë t’i nënshtrohen edhe në këto momente që flasim, ekzaminimit forensik nga Instituti i Policisë Shkencore”, shtoi ministri.

Po ashtu, ministri theksoi se bashkëpunimi ka pasur edhe me SPAK e prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm edhe në rastet kur këto dukuri janë konstatuar në mënyrë sporadike në qytete të tjera.

“Policia e Shtetit nuk ka vepruar vetëm mbi bazë të asaj se çfarë kanë sjellë partnerët, megjithëse e vlerësojmë bashkëpunimin me partnerët. Nga ana tjetër është fakt që policia ka vepruar mbi bazë të kallëzimeve dhe indicieve që ajo ka mbledhur, edhe nga informacioni operativ, inteligjenca policore, përfshirë informacionin e ndarë nga partnerët, qoftë në kuptimin bilateral, por edhe atë të koordinuar përmes Europol”, informoi Lamallari.

Sipas tij, format e përdorura të këtij aktiviteti kriminal kanë të bëjnë me mashtrimin e qytetarëve qoftë përmes investimeve të rreme online, kriptovalutave dhe platformave financiare fiktive.

“Edhe në këto momente që flasim Policia e Shtetit po i ndjek këto raste, si ato të bëra publike, por edhe të tjera, mbi bazë indiciesh, por edhe informacionesh të mbledhura si nga strukturat operative të Policisë, po ashtu edhe nga qytetarët të cilët janë në dijeni të ushtrimit të funksionit në mënyrë të paligjshme të këtyre qendrave, përfshi edhe lojërat e fatit të paligjshme, që po ndiqen nga Policia e Shtetit në komunikim edhe me partnerët”, tha ai.

Lamallari theksoi se Policia e Shtetit gëzon besimin e parterëve dhe bashkëpunimi ka qenë edhe me autoritetet italiane e ato gjermane.

“Prioritet për Policinë e Shtetit është të ndjekë atë plan masash oparacional me qëllim evidentimin, gjurmimin, hetimin, goditje dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre elementëve që shfrytëzojnë këtë veprimtari të paligjshme për interesa kriminale”, shtoi ministri.

Burimi ATSH

Kredi me zero për qind interes për policët, Lamallari: Aplikimet të hapura deri më 25 shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri me dije se punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kredi me zero për qind interes për policët, Lamallari: Aplikimet të hapura deri më 25 shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri me dije se punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe…