Ismaili: Integrimi në BE nuk është betejë partie, por interes kombëtar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në Kuvend se, procesi i integrimit evropian duhet të mbetet një projekt kombëtar mbi ndarjet politike


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në Kuvend se, procesi i integrimit evropian duhet të mbetet një projekt kombëtar mbi ndarjet politike, duke i bërë thirrje opozitës që të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik, ndërsa vendi synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE në vitin 2030.

Sipas ministres Ismaili, politika duhet të tejkalojë interesat e ditës dhe konfliktet partiake përballë një objektivi që prek të ardhmen e vendit.

“Ne të gjithë këtu u detyrohemi shqiptarëve që në dyert e BE-së të mos trokasim si dy kampe, por si komb”, u shpreh ministrja.

Ajo vlerësoi progresin e bërë në procesin e negociatave, duke përmendur hapjen e kapitujve, avancimin në reformat themelore, investimet e huaja, digjitalizimin dhe përafrimin e politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të saj iu drejtua opozitës, për të cilën tha se nuk duhet ta shohë veten jashtë procesit të integrimit.

“Opozita nuk mund dhe nuk duhet ta shohë veten si përjashtim nga ky proces. Duhet të na bashkojë një qëllim: anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, deklaroi ajo.

Ministrja kritikoi gjithashtu atë që e quajti “baltosje të Shqipërisë” në arenën ndërkombëtare për interesa politike të brendshme, duke paralajmëruar se sulmet ndaj partnerëve evropianë dhe institucioneve që mbështesin vendin dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Ajo përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe të ambasadorëve të vendeve anëtare, si dhe deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për ambicien e Shqipërisë që të përmbyllë negociatat në vitin 2027.

“Nuk ka veprim më antishqiptar, sesa fyerja e partnerëve që na mbështesin”, theksoi ministrja.

Në përfundim, ajo bëri thirrje për më shumë bashkëpunim politik në Kuvend dhe në komisionet parlamentare, duke kërkuar që procesi i integrimit të mos përdoret si armë politike.

“Le ta bëjmë këtë proces pronë të Shqipërisë, jo armë të politikës”, deklaroi ajo.

Marrë nga ATSH

Lamallari: Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë…