Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz në menaxhimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti fjalën e rastit në OKB, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti fjalën e rastit në OKB, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin.

Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, të mbështetur në të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fuqizimin e diasporës shqiptare.

Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian.

Lamallari deklaroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e migracionit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal e global në këtë fushë.

Ministri nënvizoi se migracioni vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, si dhe në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, që prej miratimit të Pakti Global për Migracionin, Shqipëria ka ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse për zbatimin e objektivave të tij, në bashkëpunim me Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Rrjetin e OKB-së për Migracionin dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

“Ne kemi punuar ngushtësisht me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Rrjetin e OKB-së për Migracionin, si dhe me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë për avancimin e përpjekjeve tona kombëtare dhe përgatitjen e Raportit tonë Vullnetar për periudhën 2023–2025”, tha Lamallari.

Lamallari evidentoi tri fusha kryesore progresi.

“Së pari, Shqipëria ka forcuar hartimin e politikave të bazuara në evidencë duke përmirësuar sistemet e të dhënave mbi migracionin. Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024–2030 harmonizon masat kombëtare me të 23 objektivat e GCM-së. Ky dokument strategjik ka forcuar mekanizmin ndërinstitucional të menaxhimit të migracionit dhe shërben si garanci për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, përfshirë integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Në të njëjtën kohë, ne njohim nevojën për të forcuar më tej kapacitetet monitoruese dhe sistemet e të dhënave në nivel vendor;

“Së dyti, kemi avancuar rrugët e rregullta të migracionit dhe lëvizshmërinë e punës përmes bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, si dhe përmes zgjerimit të partneriteteve dypalëshe. Këto përpjekje synojnë të krijojnë mundësi të sigurta dhe të aksesueshme për punëtorët migrantë, duke iu përgjigjur njëkohësisht nevojave në zhvillim të tregut të punës, përfshirë forcimin e lidhjeve me komunitetet tona të diasporës;

“Së treti, Shqipëria ka forcuar kapacitetet për menaxhimin e migracionit në mënyrë humane dhe të rregullt. Ne kemi përmirësuar koordinimin ndërinstitucional, planifikimin e emergjencave dhe kemi forcuar menaxhimin kufitar të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Paralelisht, po avancojmë përpjekjet për kthimin dhe riintegrimin, me theks më të madh te këshillimi, mbështetja e përshtatur dhe riintegrimi i qëndrueshëm në nivel lokal, duke forcuar njëkohësisht angazhimin me diasporën”, tha ministri.

Lamallari theksoi se “Shqipëria mbetet ngultazi e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të mbarështimit të migracionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësitë e përbashkëta.

Ne do të vijojmë të investojmë në hartimin e politikave të bazuara në të dhëna, të zgjerojmë rrugët e sigurta e të rregullta dhe të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes për të gjithë migrantët. Gjithashtu jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”.

/Marrë nga ATSH

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…