Beja në CEFTA: Shqipëria forcon rolin në lehtësimin e tregtisë rajonale

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune pranë Sekretariatit të CEFTA-s, ku u takua me drejtoreshën Pranvera Kastrati.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune pranë Sekretariatit të CEFTA-s, ku u takua me drejtoreshën Pranvera Kastrati, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përgatitjeve për vitin 2026, kur Shqipëria do të mbajë presidencën e radhës së CEFTA-s.

Beja tha se, gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit të administratës doganore shqiptare në lehtësimin e tregtisë, avancimin e proceseve të digjitalizimit dhe mbështetjen për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar, si pjesë e përmirësimit të klimës së biznesit në rajon.

Po ashtu, u vlerësua angazhimi i Doganave Shqiptare në shkëmbimin e informacionit, zbatimin e rregullave të origjinës dhe bashkëpunimin në kuadër të projektit SEED, si instrument për rritjen e efikasitetit dhe transparencës doganore.

“Shqipëria vijon të luajë një rol aktiv në nismat rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit doganor në hapësirën CEFTA”, theksoi Beja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…