Trajneri Grima grumbullon 24 futbolliste për miqësoret me Turqinë

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.


Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet të hënën në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Stamboll, ku do të vijojë fazën përgatitore.

Në kuadër të këtyre dy miqësoreve, trajneri Grima ka grumbulluar 24 futbolliste, pesë prej të cilave janë risi në listën kuqezi.

Stafi teknik dhe departamenti i ekipeve kombëtare vijojnë të monitorojnë vazhdimisht elementet e rinj. Katër nga futbollistet e grumbulluara rishtaz në skuadër vijnë nga ekipet jashtë vendit, teksa vetëm Teresa Deda është pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Po ashtu, në skuadër rikthehen edhe futbollistet që kanë qenë më parë pjesë, si Klaudia Borci, Endrina Elezaj dhe Fortesa Berisha. Kjo e fundit la grumbullimin e tetorit për sfidat ndaj Qipros për shkak dëmtimi.

Takimi i parë ndaj Turqisë do të zhvillohet më 28 nëntor në ora 13:00 (CET). Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej në ora 14:00 (CET), por pas kërkesës së ardhur nga Federata Turke, orari u zhvendos një orë më herët, 13:00 (CET). Sakaq, ndeshja e dytë do të luhet më 1 dhjetor në ora 14:00 (CET).

Miqësore

Turqi – Shqipëri, 28 nëntor, 13:00 (CET), stadiumi “Necmi Kadıoğlu”

Turqi – Shqipëri, 1 dhjetor, 14:00 (CET), stadiumi “Yusuf Ziya Öniş”

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…