Vengu: Kurbini më i prekuri nga moti i keq, skuadrat janë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot pasdite një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë, ku u analizua situata e krijuar nga moti i keq dhe masat që do të merren në orët në vijim.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot pasdite një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë, ku u analizua situata e krijuar nga moti i keq dhe masat që do të merren në orët në vijim.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes, Vengu deklaroi se “kemi bërë një pasqyrim të situatës në kuadër të një fronti të dytë meteorologjik, që presim në orët në vijim”.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur situata komplekse sidomos në bashkinë Kurbin dhe në disa zona urbane të Lezhës, situata është stabilizuar. Ka pasur një ndërhyrje nga Bordi i Kullimit në disa argjinatura. Kemi pasur vërshime përrenjsh në bashkinë Kurbin dhe Milot, ku na është dashur të ndërhyjmë pranë banorëve që të mos kemi problematika”, theksoi Vengu.

Vengu u shpreh se “na duhet të vazhdojmë ndërhyrjen me fadroma, ekskavatorë në zonën e Fushë-Mamurrasit dhe në zonën e Thumanës. Janë të dyja bashkitë të mobilizuara në terren dhe me dyfishim të mjeteve në argjinaturat përkatëse, të cilat kanë tejkaluar kapacitetin dhe në dy vende janë shembur”.

Ministri Vengu informoi se “kemi kërkuar shtesë të numrit të mjeteve dhe Ministria Bujqësisë është e angazhuar në terren. Kemi angazhuar edhe shtesë të ekipeve të Forcave të Armatosura dhe një skuadër do të jetë në dispozicion të bashkisë Kurbin dhe ekipi i xhenios që do të ndihmojë Emergjencat Civile vendore për tri urat që kanë patur këmbë të shembura gjatë vërshimit të ujërave në mesditë”.

Ai shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet që të rehabilitohet kjo situatë sa më parë, për të mos pasur asnjë fshat të bllokuar.

Vengu bëri të ditur se “kemi 50 banesa të prekura në Mamurras dhe 40 të tjera të Milot, gjë që e bën edhe praktikisht, edhe zyrtarisht bashkinë e Kurbinit më të prekurën në rang vendi”.

“Në Ultësirën Perëndimore kemi një situatë nën vëzhgim, ku kanalet e ujërave të larta qoftë në Tale dhe Kallmet, janë në vrojtim në kohë realen që t’i paraprijmë ndonjë situate gjatë mbrëmjes. Jemi optimistë se mund ta tejkalojmë pa vështirësi të mëdha nëse situata hidrometeorologjike mbetet ajo që kemi parashikuar deri më sot”, nënvizoi Vengu, duke shtuar se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në terren dhe do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri.

Ministri Vengu tha se “presim një front të dytë deri në 22 nëntor, ndaj nuk mund të konsiderojmë se është tejkaluar rreziku, prandaj mbetemi në gatishmëri”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik…