Salla takon bletërritësit në Delvinë: Rimbursim 10% të TVSH nga janari

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim me bletërritës dhe fermerë të Delvinës, ku prezantoi skemën e re të mbështetjes për sektorin dhe masat që qeveria po ndërmerr për të rritur prodhimin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore në treg.

Ministri Salla ishte i shoqëruar edhe nga deputetët e zonës, Ardit Bido dhe Vasil Llajo.

Ministri informoi se nga janari do të hyjë në fuqi skema e re e rimbursimit 10% të TVSH-së për çdo produkt bujqësor të shitur me faturë.

Salla nënvizoi se formalizimi me NIPT është i domosdoshëm për të qenë pjesë e tregut konkurrues dhe për të pasur akses në mundësi të reja eksporti, sidomos drejt Bashkimit Europian.

“Çdo produkt bujqësor që ju do të shisni me faturë do të përfitojë 10% rimbursim TVSH-je. Kjo shumë do të llogaritet e do t’u kthehet periodikisht. Ne duam të garantojmë që puna juaj të shpërblehet dhe që tregu të jetë sa më i formalizuar dhe i drejtë. Formalizimi nuk është vetëm për të marrë 10% rimbursim. Ai ju hap dyert që produktet tuaja të njihen në treg, të jenë konkurruese me çmim dhe cilësi, dhe të përputhen me standardet e BE-së”, theksoi ministri Salla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.