Tuchel: Shqipëria vështirë të thyhet, por duam fitoren

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, deklaroi sot se sfida me Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë për “Tre Luanët”, por skuadra e tij vjen në Tiranë me ambicien për ta mbyllur grupin “K” me fitore.


Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, deklaroi sot se sfida me Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë për “Tre Luanët”, por skuadra e tij vjen në Tiranë me ambicien për ta mbyllur grupin “K” me fitore.

Shqipëria dhe Anglia do të luajnë të dielën (nesër), në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e fundit të grupit “K”. Anglia është tashmë e kualifikuar, ndërsa statistikat janë në favor të saj, me 20 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, teksa Shqipëria ka arritur për herë të parë të sigurojë pjesëmarrjen në “play-off”.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar në Tiranë, trajneri i kombëtares angleze u shpreh se Shqipëria është një skuadër shumë e vështirë për t’u thyer.

“Duam të fitojmë sërish. Do të përballemi me Shqipërinë, një skuadër që është shumë e vështirë të thyhet. Gjatë kualifikueseve kanë pësuar vetëm tre gola, dy prej tyre nga ne. Është shumë e vështirë të shënosh ndaj tyre”, tha trajneri gjerman i “Tre Luanëve”.

Tuchel u shpreh se Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë në klasifikim.

“Unë pashë që Shqipëria dhe Serbia janë shumë të apasionuara pas kombëtareve të tyre dhe gjithnjë kanë pasur futbollistë të talentuar që luajnë në ligat më të mëdha, ndaj mendova se të dyja ishin skuadra të forta për t’u mundur. Shqipëria me meritë u rendit e dyta. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të shënosh ndaj saj. Mendoj se do të dominojmë lojën, por vetëm zotërimi i topit nuk mjafton. Duhet të kemi kujdes nga kundërsulmet dhe të shndërrojmë zotërimin e topit në raste për gol”, theksoi ai.

Trajneri gjerman foli edhe për Armando Brojën.

“E njoh shumë mirë Brojën, pasi ka qenë futbollisti im te Chelsea. Ai luan rregullisht për Shqipërinë dhe shpesh në krahun e djathtë, ndaj presim që të jetë në fushë. Ai sjell shpejtësi dhe është i rrezikshëm sepse mendon gjithmonë për të shënuar. Shpresojmë të gjejmë zgjidhjet për ta mbuluar”, u shpreh Tuchel.

Thomas Tuchel, i pyetur nëse dëshiron të bëjë histori duke qëndruar i pamposhtur dhe pa pësuar gol, u shpreh:

“Unë nuk kam thënë as edhe një fjalë për këtë. Ne u siguruam që dje të kishim seancën e duhur stërvitore dhe cilësia e mentaliteti i djemve që nuk luajtën të ishte në nivelin më të lartë, çka ishte kënaqësi e pastër për ta parë dhe për të qenë pjesë e saj. Kjo më tregoi sërish që po ndërtojmë dhe po rritemi në drejtimin e duhur. Të gjithë janë gati të luajnë, të gjithë janë të etur të jenë titullarë. Konkurrenca është ende e fortë, dëshira për të qenë nesër në fushë është maksimale. Kjo është më e rëndësishmja.

“Sot u përgatitëm për Shqipërinë, për zgjidhjet tona në sulmu, folëm për strukturën mbrojtëse të Shqipërisë si gjithmonë dhe zhvilluam një seancë taktike stërvitore. Gjithçka për të cilën flasim lidhet me procesin dhe me gjërat që ne mund t’i ndikojmë. Duhet të vendosim bazat e duhura për të pasur shansin të arrijmë këto rekorde. Vetëm duke menduar ose duke folur për to, asgjë nuk ndryshon, duhet të japim maksimumin edhe nesër. Ndjesia dhe besimi janë absolutisht të pranishëm sepse unë e kam parë këtë gjatë grumbullimit. Unë i besoj lojtarëve të mi që të performojnë sërish nesër.”

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.