“Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!”

Mes 7-9 nëntor 2025 në qytetin e Korçës, fondacioni bullgar “Dua bebe” zhvillon misionin e tij të parë jashtë Bullgarisë, kushtuar mbështetjes së çifteve me vështirësi riprodhuese.


Mes 7-9 nëntor 2025 në qytetin e Korçës, fondacioni bullgar “Dua bebe” zhvillon misionin e tij të parë jashtë Bullgarisë, kushtuar mbështetjes së çifteve me vështirësi riprodhuese.

Gjatë tre ditëve specialistët bullgarë do të ekzaminojnë dhe konsultojnë çifte, të cilat përballen me sfida në rrugën drejt prindërimit.

Financimi i iniciativës është siguruar nga fondacioni “Dua bebe” dhe kryetari i fondacionit “Kujtesa bullgare” dr. Milen Vrabevski, me mbështetjen financiare të të cilit deri tani kanë lindur 46 fëmijë. Ekzaminimet do të realizohen në partneritet me Shoqatën për miqësi bullgaro-shqiptare” të Korçës dhe “Balkan Medical Clinic (BMC), Korçë”.

Në hapjen zyrtare të nismës morën pjesë Radina Velçeva – themeluesja e fondacionit “Dua bebe”, Dr. Milen Vrabevski nga “Kujtesa Bullgare”, Dimitër Pandovski – kryetari i Shoqatës për miqësi bullgaro-shqiptare, Z. Sotiraq Filo – kryetari i bashkisë së Korçës, Stefan Gërmeni – drejtori i “Balkan Medical Clinic”, Dr. Georgi Nikolov, drejtori i Qendrës Mjekësore bullgare “Reprobiomed” dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Bullgarisë në Shqipëri z. Ivaylo Kirov.

Kjo është hera e tretë brenda një muaji e gjysmë dhe gjithsej e pesta për tre vjet, në të cilën fondacioni “Kujtesa bullgare ” organizon vizita të specialistëve bullgarë në rajonin e Korçës, për të siguruar qasje në kujdesin e specializuar mjekësor për popullsinë vendase. Vetëm dy javë më parë specialistët bullgarë në kardiologji, neurologji, urologji, mamologji, dermatologji, ORL, oftalmologji, reumatologji dhe endokrinologji ekzaminuan mbi 350 persona në bashkinë e Pustecit.

Lexo më shumë nga

Miratohen rregullat për mbledhjen e nënshkrimeve për referendumet

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen rregullat për mbledhjen e nënshkrimeve për referendumet

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të…