Vlorë, master i ri në Inxhinieri Armatimi me profil në Aviacion dhe Naval

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA) ka çelur programin e ri të studimeve Master Profesional në Inxhinieri Armatimi, me profil në Aviacion dhe Naval, një program unik, që hapet për herë të parë në Shqipëri.


Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA) ka çelur programin e ri të studimeve Master Profesional në Inxhinieri Armatimi, me profil në Aviacion dhe Naval, një program unik, që hapet për herë të parë në Shqipëri.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Kumbaro, deputetë të qarkut të Vlorës, përfaqësues të Akademisë së Forcave të Armatosura, staf akademik dhe studentë të programit të ri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Vengu vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve akademike dhe atyre ushtarake si një hap domethënës drejt ndërtimit të një ekosistemi të ri dijeje, inovacioni dhe veprimi praktik.

“Besoj se kemi gjetur trekëndësh suksesi shumë interesant në Vlorë, që mund të bëjë bashkë botën akademike, industrinë ushtarake dhe institucionet e sigurisë. Dhe kjo është e artikuluar në tre projekte thelbësore, siç ju e dini fare mirë, aeroporti i Vlorës dhe nga ana tjetër rilindja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, e cila është në proces e sipër”, theksoi gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes, teksa vuri theksin edhe te ringritja e Bazës së Bunavisë, si një tjetër projekt.

“Synimi ynë është të ndërtojmë kapacitete vendase për inovacion, kërkim shkencor dhe prodhim në fushën e Mbrojtjes. Besoj që është një moment që të reflektojmë për ecurinë e deritanishme edhe të kurrikulave ushtarake, të cilat duhet t’u ofrojnë mundësi civilëve të na bashkohen, sepse ne kemi edhe civilë të Mbrojtjes”, u shpreh ministri Vengu.

Ai theksoi se ky bashkëpunim ndjek shembujt më të suksesshëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke përfshirë Poloninë, ku bashkëpunimi midis arsimit, industrisë dhe kërkimit ushtarak ka sjellë zhvillime të qëndrueshme dhe të pavarura në fushën e Mbrojtjes.

Ministri Vengu përgëzoi 16 studentët e parë të këtij programi, që nisin një kapitull të ri akademik, duke marrë përsipër sfidën për të ndërtuar dije dhe aftësi që do t’i shërbejnë forcimit të kapaciteteve kombëtare në fushat e Aviacionit, Detarisë dhe Teknologjisë Ushtarake.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…