Rivitalizimi i Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, projekti i MVRDV shpallet fitues

Kompania MVRDV është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit.


Kompania MVRDV është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit.

Projekti fitues u shpall nga një juri ndërkombëtare ndërsa sjell një vizion bashkëkohor, ku ndërthuren sporti, komuniteti dhe jeta urbane.

Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.

“Ne e kemi konceptuar si një hapësirë të madhe balloje në zemër të qytetit, që i jep jetë nismës për ta rilindur dhe shton hapësirat e jashtme publike. Imagjinuam një sallë balloje që kremton ngjarje dhe sporte. Projekti përfshin edhe ndërtimin e tre godinave për strehim dhe një hoteli sportiv. Ka hapësira të shumta për këmbësorët dhe një ndërthurje të harmonizuar me ambientin përreth”, u shpreh përfaqësuesi i MVRDV gjatë prezantimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama deklaroi se priste që projekti për rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” të realizohej në një kohë të arsyeshme për të dhënë mundësinë që Shqipëria të jetë një kandidaturë shumë e besueshme për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të niveleve më të larta europiane.

Në garë morën pjesë gjashtë studio ndërkombëtare të njohura, të cilat prezantuan projekt-idetë e tyre përpara jurisë ndërkombëtare: Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimiter Papa + Ergys Krisiko + Alko Impex Construction sh.p.k; Sauerbruch Hutton Gesellschaft von Architekten mbH + Atelier 4 + SBP (Schlaich bergermann partner) + Gustafson Porter – Bowman + Anri Sala + PROGEEN; Chybik + Kristof + Mama + Loft + Destil Creative HUB + BE-IS; Archea Associati S.r.l + AEI Progetti S.r.l + Arjan Coka PF + Helidon Xhixha + Bami Holding Sh.p.k.; MVRDV + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.k. + BCN Investements B.V + Trema Tech sh.p.k. ,Perrault Architecture + Enea Landscape Architect + Ivan Navarro (Hueso Records) + Arup Ireland + Erald Kerluku + Tabi Construction Sh.p.k.

Konkursi synoi të sjellë një koncept modern për Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, duke e kthyer në një qendër referimi për sportin, kulturën dhe jetën publike të qytetit. Projekti fitues u vlerësua për qasjen inovative arkitekturore dhe integrimin e hapësirave të gjelbra dhe komunitare në zemër të Tiranës.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…