Arabia Saudite feston Ditën Kombëtare në Tiranë

Dita Kombëtare e Arabisë Saudite u festua me një pritje zyrtare mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite.


Dita Kombëtare e Arabisë Saudite u festua me një pritje zyrtare mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite.

Në ceremoni morën pjesë figura të larta të politikës shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik, botës ekonomike dhe medias. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi, vlerësoi marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta mes dy vendeve.

Këtë vit, kremtimi i Ditës Kombëtare saudite përkon edhe me Javën Kulturore të Arabisë Saudite, e cila po zhvillohet në Tiranë nga data 16-20 shtator, me një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore. Në kuadër të kësaj jave, në Pallatin e Kongreseve është çelur një panair i artit dhe kulturës arabe, që synon të sjellë më afër qytetarëve shqiptarë trashëgiminë dhe vlerat e pasura të botës saudite.

Aktivitetet e organizuara janë ndërtuar në mënyrë të atillë që të nxjerrin në pah ndërthurjet kulturore midis artit saudit dhe atij shqiptar duke treguar se traditat lidhen dhe pasqyrojnë identitete të përbashkëta.

Vizitorë të shumtë po vijojnë të zbulojnë nga afër historinë, artin dhe vlerat që e kanë bërë Arabinë Saudite një vend me trashëgimi të pasur dhe një vizion modern drejt së ardhmes.

Kremtimet përcjellin mesazhin e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme si kultura, ekonomia, arsimi dhe letërsia, si dhe riafirmojnë agjendën e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për mobilitetin e fuqisë punëtore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe zëvendësministri i Brendshëm i Republikës Socialiste të Vietnamit, Vũ Chiến Thắng, nënshkruan…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për mobilitetin e fuqisë punëtore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe zëvendësministri i Brendshëm i Republikës Socialiste të Vietnamit, Vũ Chiến Thắng, nënshkruan…