Hoxha: Në qershor-korrik janë proceduar 120 të dyshuar për zjarrvënie, 21 të arrestuar

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha sot se Policia e Shtetit ka identifikuar dhe proceduar 120 persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Sipas ministrit, 21 persona janë arrestuar.


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha sot se Policia e Shtetit ka identifikuar dhe proceduar 120 persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Sipas ministrit, 21 persona janë arrestuar.

Në një deklaratë për mediet, për masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, Hoxha paralajmëroi se edhe muaji gusht do të jetë i vështirë, ndaj kërkoi një vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm.

“Policia e Shtetit gjatë muajve qershor-korrik ka identifikuar dhe proceduar 120 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia, ndër to janë arrestuar 21 autor të këtyre veprave. Mesazhi im u drejtohet prokurorive të rretheve, që këtë vepër penale e lidhur me zjarrvënie të qëllimshme ta trajtojnë me gjithë përgjegjësinë që u jep ligji këtë fenomen, pasi shpesh herë dëmi që këto akte shkaktojnë është i rëndë dhe i papranueshëm, por edhe i pariparueshëm.

“Askush nuk do të mbetet pa mbajtur përgjegjësi kur rrezikon jetën, pronën dhe natyrën. Korriku ka shënuar një rritje të dukshme në frekuencën e zjarreve, parashikimet janë që edhe gushti do të jetë një muaj i vështirë për ne, ndaj duhet të vazhdojmë me vigjilencë dhe reagim të menjëhershëm që në momentin e parë që një vatër zjarri shfaqet”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës shumica dërrmuese e zjarreve kanë qenë zjarrvënie e qëllimshme. Hoxha tha se policia ka qenë vendimtare në evakuimin e banorëve.

“Shkaqet e zjarrit, është e qartë se në shumë raste kemi të bëjmë me faktorin njerëzor, nga pakujdesia deri në zjarrvënie të qëllimshme. Faktor kryesor ka qenë faktor njerëzor, që e ka bërë akoma dhe më sfiduese këtë sfidë që ne kishim në ditët që kaluam. Deri sot vendi është përballur me 59 zjarre dhe me 961 zjarre të vogla. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Ne nuk kemi asnjë humbje jete, janë shpëtuar dhjetëra banesa dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturën kritike. Policia e Shtetit ka qenë vendimtare në evakuimin e përkohshëm dhe rikthimin në banesa të qytetarëve”, u shpreh Hoxha.

Ministri nënvizoi gjithashtu se dy punonjës policie janë lënduar gjatë luftës për shuarjen e zjarreve.

“Dy punonjës policie janë lënduar, në një akt që ne e konsiderojmë heroik. Njërin prej tyre dua ta përmend me emër, punonjësi i policisë Agim Troci, shef i Komisariatit Delvinë, po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e tyre shpëtoi banorë të bllokuar nga flakët”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.