Ligji i ri për banesat, Mazniku: Banorët bashkëpronarë të hapësirave kolektive, rritet cilësia e jetës

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet urbane.


Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë në banesat kolektive, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta dhe për të rritur cilësinë e jetës në komunitetet urbane.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, sqaroi sot në një intervistë për mediet ndryshimet që sjell ky ligj dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.

Mazniku theksoi se deri më sot ka pasur paqartësi për elementet që konsiderohen si pronë e përbashkët. Sipas tij, pas privatizimit të banesave në fillim të viteve ’90, qytetarët blenë apartamentet, por fasadat, soletat, shkallët dhe pjesët e tjera të përbashkëta mbetën pa një status të qartë ligjor.

Ligji i ri e rregullon këtë situatë, duke i njohur të gjitha këto si bashkëpronësi të banorëve dhe duke vendosur detyrime të përbashkëta për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Ndryshimi ligjor parashikon gjithashtu krijimin e një “libri të bashkëpronësisë” nga ana e bashkive, një dokument zyrtar që përshkruan qartë hapësirat e përbashkëta dhe detyrimet përkatëse për secilin banor.

Ligji, sipas Maznikut, e forcon rolin e administratorit të pallatit, duke i dhënë mundësinë të regjistrohet me NIPT dhe të lëshojë fatura, të cilat përbëjnë titull ekzekutiv, që do të thotë se janë të detyrueshme për pagesë nga qytetarët. Në këtë mënyrë, theksoi ai, shmanget praktika e refuzimit për të kontribuar financiarisht për shërbime të përbashkëta.

Administratorët do të kenë të drejtë të hapin llogari bankare të posaçme për menaxhimin financiar të godinës, ku do të ruhen pagesat mujore për pastrim, mirëmbajtje, si dhe një fond rezervë për emergjenca apo projekte të veçanta.

Sipas Maznikut, ky model ka treguar se rrit ndjeshëm cilësinë e jetës në ato godina ku zbatohet, pasi hap rrugën për pjesëmarrje në projektet e bashkive dhe përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë

Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air…