Ambasadori suedez Ström: Shqipëria, nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE

Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström, u shpreh sot në një intervistë televizive se Shqipëria është vendi që po ecën më shpejt në negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar kapitujve kryesorë të hapur deri tani.


Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström, u shpreh sot në një intervistë televizive se Shqipëria është vendi që po ecën më shpejt në negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar kapitujve kryesorë të hapur deri tani.

Ambasadori Ström tha se “Suedia e konsideron Shqipërinë si një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani dhe duke e mbështetur fuqimisht në këtë rrugëtim”

“Shqipëria ka hapur tashmë katër nga gjashtë kapitujt kryesorë të negociatave dhe është realiste që të hapen të gjitha brenda këtij viti, në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare. Suedia është e gatshme të ndihmojë në çdo hap të mëtejshëm, jo vetëm për anëtarësimin në BE, por për të sjellë reforma të dobishme për vetë qytetarët shqiptarë”, pohoi ai.

“Suedia është shumë e angazhuar në Shqipëri. Jemi shumë të përkushtuar ndaj procesit tuaj drejt BE-së. Kemi një bashkëpunim zhvillimor këtu, një pjesë e të cilit përqendrohet në zhvillimin ekonomik në sektorin e bujqësisë, në plane industriale dhe automatizimi. Po ashtu, ne po mbështesim një sektor shumë interesant të startup-eve. Po zbatojmë një projekt të BE-së që ndihmon zhvillimin e kompanive shqiptare, i ndihmon të lidhin kontakte me kompani të tjera jashtë vendit, dhe të marrin trajnim e mentorim”, tha ai.

Ambasadori cilësoi se “Suedia e sheh Shqipërinë si vend pararojë për momentin, së bashku me Malin e Zi”.

“Shqipëria ka bërë më shumë progres gjatë vitit të fundit në negociatat me BE-në. Tani, duhet të hapni negociatat nga gjashtë fushat, katër janë hapur tashmë. Mendoj se është realiste që të hapen të gjitha brenda këtij viti, siç është edhe objektivi i qeverisë. Pastaj, sa kohë do të zgjasë procesi, kjo varet shumë nga vetë Shqipëria. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm kur ju të jeni gati. Dhe dua të theksoj: këto reforma nuk i bëni vetëm për BE-në, i bëni për Shqipërinë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, vijoi Ström.

Ambasadori theksoi gjatë intervistës edhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, të drejtësisë dhe përmirësimit të klimës së biznesit si kushte kyçe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Ajo që është më e rëndësishme është që Shqipëria të vazhdojë të përmirësojë klimën e biznesit. Sipas meje, më e rëndësishmja është të kesh një terren të barabartë për të gjitha kompanitë. Kompanitë kërkojnë qëndrueshmëri, të dinë në çfarë rrethanash po veprojnë, duan sundim të ligjit që funksionon dhe duan të kenë të qarta të drejtat e pronësisë mbi tokën. Pra, nëse më kërkoni një këshillë për Shqipërinë: përqendrohuni në stabilitet, drejtësi dhe qartësi ligjore”, pohoi ambasadori suedez.

Ambasadori u ndal tek Java Kulturore Suedeze që do të zhvillohet së afërmi.

“Normalisht, përpiqemi të tregojmë që Suedia është më shumë sesa ABBA apo Volvo. Kemi shumë më tepër për të ofruar. Duam të tregojmë një panoramë të gjerë të kulturës suedeze. Duam të tregojmë që kemi artistë cilësorë, muzikantë, dhe madje edhe gjëra si çiklizmi, që e konsiderojmë gjithashtu pjesë të kulturës suedeze. Pra, është një pamje më e gjerë e Suedisë ajo që duam të paraqesim. Por sigurisht, do të kemi edhe pak “pop”, do të kemi edhe pak muzikë më të lehtë, por të sjellë në një nivel tjetër”, u shpreh ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

TIA: Linjë e re direkte Tiranë-Zyrih me Chair Airlines

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti fluturimin inaugurues të kompanisë ajrore Chair Airlines, duke shënuar nisjen e linjës së re…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TIA: Linjë e re direkte Tiranë-Zyrih me Chair Airlines

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti fluturimin inaugurues të kompanisë ajrore Chair Airlines, duke shënuar nisjen e linjës së re…