Shqipëria, bashkëpunim dhe asistencë Kosovës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Republikës së Kosovës, i cili zhvilloi një vizitë dyditore në vendin tonë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe të rikthimit të tyre në funksion të publikut.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Republikës së Kosovës, i cili zhvilloi një vizitë dyditore në vendin tonë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe të rikthimit të tyre në funksion të publikut.

Takimet dypalëshe u zhvilluan në një atmosferë të hapur dhe bashkëpunuese, ku u shkëmbyen përvoja, modele pune dhe praktika të suksesshme për standardizimin e procedurave të administrimit të pasurive; rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional; zhvillimin e formave të reja të ripërdorimit social të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Delegacioni nga Kosova vizitoi një ndërmarrje sociale në Elbasan, e ngritur në një pasuri të konfiskuar dhe tashmë e funksionalizuar si një qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Ky projekt konkret është rezultat i një vizioni të qartë për transformimin e pasurive të paligjshme në mundësi sociale dhe ekonomike për qytetarët më në nevojë.

Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, theksoi kjo vizitë është dëshmi e qartë se besimi dhe vullneti për të bashkëpunuar në mënyrë institucionale përtej kufijve po jep fryte konkrete.

“AAPSK është e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal dhe për të përfituar nga praktikat më të mira evropiane. Kemi rënë dakord me AAPSK-në e Kosovës për të nënshkruar së shpejti një marrëveshje të re bashkëpunimi. Rasti i sipërmarrjes sociale në Elbasan tregon se pasuritë e konfiskuara mund të kthehen në motor zhvillimi dhe përfshirjeje për grupet në nevojë”, u shpreh Xhaja.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Alban Sutaj, deklaroi se “mësimet dhe modelet që pamë gjatë kësaj vizite, veçanërisht projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara, janë frymëzim për të ndërtuar struktura të qëndrueshme edhe në Kosovë. Jemi të përkushtuar që marrëveshja dypalëshe që po përgatitet të jetë një themel i fortë për bashkëpunim të qëndrueshëm”.

Në përmbyllje të vizitës, palët ritheksuan angazhimin për të finalizuar nënshkrimin e një marrëveshjeje zyrtare bashkëpunimi, e cila do të përfshijë: shkëmbimin e të dhënave dhe praktikave më të mira; bashkërendimin në rastet me elemente ndërkufitare; mbështetjen reciproke në zhvillimin e politikave të ripërdorimit social dhe transparencës.

Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm dhe të integruar rajonal për administrimin e pasurive me origjinë kriminale dhe shndërrimin e tyre në burime në dobi të shoqërisë.

Burimi ATSH

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…