Ndeshja me Serbinë, më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, FSHF: Po zbatohen filtra sigurie

Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.


Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Faza e aplikimit për bileta

Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit. Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta.

Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

Numër i lartë aplikimesh

Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje. Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar: aplikime të dyfishta apo të dyshimta, llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

Siguri dhe identifikim personal

Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës. Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.

Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme: platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online, si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…