Shehaj mbyll fushatën: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

Partia Mundësia mbylli sot, në Pallatin e Kongreseve, fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Partia Mundësia mbylli sot, në Pallatin e Kongreseve, fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu drejtua mbështetësve dhe qytetarëve që të dielën e 11 majit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, me thirrjen për të bërë ndryshimin dhe historinë.

Shehaj deklaroi se, Shqipëria ka një mundësi historike për të lënë pas të kaluarën dhe për të ndërtuar të ardhmen.

“Të dielën kemi një mundësi, një mundësi unike në historinë e Shqipërisë. Për 35 vite kemi jetuar me një duopol, një duopol që ka zgjatur shumë. Sot politikanët e këtyre dy partive mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për ju, prandaj krijuam Mundësinë një vit më parë: Për të ofruar një alternativë të vërtetë, jo thjesht një rotacion. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, kemi nevojë t’i lëmë shqiptarët të punojnë, të heqim shtetin nga kurrizi i qytetarëve, të përqendrojmë energjitë tona për të ndërtuar të ardhmen, jo për të vazhduar betejat e vjetra të së kaluarës”, u shpreh Shehaj.

Shehaj nënvizoi se, qytetarët shqiptarë po tregojnë se në Shqipëri po ndodh një ndryshim historik, pasi sipas tij po çlirohet një energji dhe një besim i pandalshëm.

Duke kujtuar 30 ditët e fushatës zyrtare elektorale, Shehaj tha se partia Mundësia është sulmuar nga politikanët që kanë frikë ndryshimin.

“Kur nisëm këtë rrugëtim, më pak se një vit më parë nga ky vend, shumë pak ishin ata që do të kishin vënë bast për ne… Dhe megjithatë, ja ku jemi sot, në ditën e fundit të fushatës, dy ditë para zgjedhjeve, të fortë dhe të vendosur, gati për t’i ofruar Shqipërisë më në fund një të ardhme ku të gjithë të mund të jetojnë me punën e tyre, pa nepotizma, pa lidhje politike, pa u mbështetur tek partitë e vjetra”, tha ai.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, dhe s’ka dyshim, ata që kanë interes që gjërat të mbeten po njësoj kanë bërë gjithçka për të na ndaluar. Na kanë sulmuar në televizione, në debate, në takime, në rrjete sociale, madje edhe në gjykata”, u shpreh Shehaj.

“Kanë thënë që s’do t’ia dalim. Kanë thënë që do të na ndalojnë. Kanë thënë që jemi të pafuqishëm për të mbrojtur votat tona. Kanë thënë që do t’i trembin votuesit. Po na sulmojnë sepse po e shohin se diçka e madhe dhe historike po ndodh në Shqipëri. Po çlirohet një potencial, një energji dhe një besim i pandalshëm. Koha për ndryshim është tani, dhe kjo është ajo që i shqetëson”, theksoi Shehaj.

Burimi ATSH

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.